Konservatorët kërkojnë qëndrim të rreptë për pagesat e punonjësve pa punuar fare në Kurbin, Mirditë, Lezhë e bashki të tjera…

0

“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Deklaratë Publike.
Prefektura Lezhë, bashkitë Kurbin, Lezhë dhe Mirditë sipas informacioneve kofidenciale kanë qarkulluar thashethemin se :
Persona të punësuar, të paguar në listë pagesë si punonjës në administratën lokale nuk paraqiten në punë në orarin zyrtar, pesë ditë në javën 40 orëshe të punës në këto tre bashki, pretendohet se nuk rezultojnë këta të punësuar të jenë prezent prej kohësh rezident në Shqipëri.
Ftojmë :
Shtz. kryeministër EDI RAMA të urdhërojë inspektoriatin e Punës të nisë Hetim Disiplinor Administrativ jo vetëm në këto tre bashki.

Njoftojmë dhe ftojmë publikisht Kontrollin e lartë të Shtetit të ushtrojë kontroll në bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Lezhë.
Ftojmë këshilltarët konservatorë Klos, Kukës dhe Krumë të kërkojnë: lnformacion me shkrim pranë bashkive respektive dhe këshillave bashkiake sa të punësuar fiktivë mund të ketë administrata lokale ku ushtrojnë votë konservatore këshilltarët tanë.
Zyrtarisht urdhërojmë kryetarët e Asambleve Konservatore nga Malësi e Madhe deri në Konispol prej Durrësi në Ersekë në 61 bashkitë të kërkojnë zyrtarisht informacion :
A ka të punësuar fiktivë që marrin pagë (Rroga) mujore nga adminstrata bashkiake duke mos u paraqitur në punë pesë ditët javore nga ora 08:00 deri 16:00
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Fton:
Byronë Kombëtare të Hetimit të ushtrojë kontroll hetimor kryesisht :
Në bashkinë Kurbin dhe bashkitë Mirditë e Lezhë bazuar në shkresën e pretenduar të firmosur nga dhjetë këshilltarë bashkiakë opozitarë bashkia Kurbin, të cilët kanë kërku zyrtarisht listpagesën jo vetëm të 90 punësuarve rishtas në bashkinë Kurbin.
PKKA pyet publikisht dhe zyrtarisht !
Si ka mundësi që nuk u jepet asnjë përgjigje nga administrata dhe këshilli i bashkisë Kurbin të zgjedhurve lokalë ?
Përgatiti : SL
Sekretar për Zgjedhjet Lokale.
“PKKA”
Shpreson se punësimi fiktiv, vjedhja e parave të qytetarëve taksapagues jo vetëm lokalë të mos ketë “ndodhur” në 61 Bashkitë e Shqipërisë.
Miratoi :
KRYETARI PKKA
Dv. Kujtim GJUZI
Tiranë – Shqipëri
21/07/2026

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu