Ndërkohë që Shqipëria është e izoluar nga Coronavirusi dhe jeta thuajse është paraliziar, ku vetëm shërbimet si ambulkancat, policia, ushtria, njësitë ushqimore dhe media qarkullojnë në terren, krimi nuk po izolohet dot.
Më datë 14.03.2020, rreth orës 18:30 një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë ku një 41 vjeçar është qëlluar me armë zjarri, pistoletë TT për vdekje nga xhaxhai i tij.
I vrari është Juljan Halili, i cili është qëlluar në hyrje të banesës e tij nga xhaxhai Shkelqim Halili 59 vjeç, vrasje kjo që vjen pas një konflikti për pronën që ka filluar disa kohë më parë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, pak minuta më vonë në lagjen Markaj Plazh të Velipojës së Shkodrës, ka patur një shpërthim të fuqishëm tritoli, fatmirësisht pa viktima.
Edhe këtu, njëlloj sin ë Fushë Krujë mësojmë se disa vite më parë, ka patur një konflikt prone mes xhaxhallarëve dhe nipit, konflikt i cili ka pasë degjeneruar në dhunë fizike.
Banesa e shtetasit Petrit Leka, një shtëpi e rrethuar me avulli është bërë sot objekt i një akti kriminal. Komshinjtë kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm tritoli. Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një kallep tritoli, i cili ka shpërthyer në oborrin e kësaj banese, por fatmirësisht pa viktima, pasi familjarët kanë rreth 4 muaj që nuk banojnë aty.
Mësohet se është një hakmarrje e paralajmëruar kjo, pasi ky shtetas me 18. 07. 2014 ka patur një konflikt prone brënda fisit, konretish me xhaxhallaret. Petrit Leka, objekt i lëndës shpërthyese ditën e sotme është arrestuar nga policia më datën 18. 07. 2014 për një ngatërresë në Velipojë të Shkodrës dhe ka qëndruar në komisariat 3 ditë.
Në gjëndje të lire ka vazhduar gjyqet deri më 29 prill 2019, ditë kur mori nga gjykata denim me kusht. Mesojmë se ka patur kërcënime me jetë, ndaj rreth 4 muaj më pare, nga muaji nëntor 2019, ai është larguar nga banesa dhe sot nuk ka adrese.
Pikerisht në këtë banesë që është bosh, sonte u evidentua një shpërthim tritoli, por fatmirësisht pa viktima.



