Pas çdo ndryshimi, fshihet një histori

0
Shkruan Zef Ndreka
Në përgjithësi, shkrimtarët dhe gazetarët kanë shkruar me dy emra. Pseudonimet e tyre nuk kanë qënë sekrete.
Dihen dhe nuk është e nevojshme të përmendim raste.
Këto histori të vjetra, janë bërë mode e re në Shqipëri, tani edhe në politikë.
Kemi politikanë me dy, ose me më shumë emra të ndryshuar ndër vite.
Pas çdo emri, fshihet një histori!
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, deri në vitin 2001 mbante emrin Edvin Rama. Përse e ndryshoi emrin pas 2001 në Edi Rama?!
Në Francë, në vitin 1993, ka qënë në burg me emrin Edvin Rama. Atje, ai është dënuar për kontabandë me ikona të vjedhura.
Ka denoncime faktike, nga përsona konkret e koshient, që tregojnë edhe numrin e dosjes të burgosurit: AL.1961138/A
Lind pyetja :
Përse Prokuroria e Përgjithshme nuk i sqaron qytetarët shqiptarë se kryeministri ka qënë apo jo i ndaluar, i dënuar?!
Përse nuk verifikohet emri Edvin Kristaq Rama?!
Ka qënë një herë apo dy herë në burg i dënuar Edvin Rama?!
Po në shtete të tjera a është ndaluar dhe përse (si psh në Itali, Francë, Qipro)?!
Me emrin Edi Rama, politikani figuron i pastër, i pa dënuar, i pa ndaluar nga organet e zbatimit të ligjit.
Fatmir Mediu, me parë është quajtur Fatmit Mehdihoxha.
Pas disa problemeve me drejtësinë Italiane, edhe ky, përqafoi modën e re të historive të vjetra, ndryshoi mbiemrin.
Elvis Roshi, ish Kryetari i Bashkisë Kavajë , deri në vitin 2002 ka mbajtur emrin Ervin Roshi.
Edhe për këtë , sebep janë bërë vëndimet e gjykatave ku rezulton i dënuar .
Nard Ndoka, me parë ka mbajtur emrin Mark Ndokaj.
Nuk dihen shkaqet e ndërrimit të emrit , por “gojët e liga” thonë se e detyroi ‘Kronometri”.
Sali Berisha, ka ndryshuar vetëm vitin e lindjes. Nga viti 1943 që e ka realisht, e ka ndërruar në vitin 1944.
Arësye do të ketë patur. Nqs do ketë qënë i sëmurë , të bënte ndonjë “Pinicilinë”!
Ilir Meta apo Ilir Metaj?!
Nuk dihet si e ka emrin edhe pse ka qene në tre postet më të larta re shtetit shqiptar, por sidoqoftë , pyetja është: A ka qënë spiun i sigurimit të shtetit?!
Pse është ndërruar mbiemri Meta në Metaj apo e anasjelltas?!
Duket qartë se të gjitha historitë e mësipërme , kanë lidhje me proçesin e dekriminalizimit .
Këto, pa përjashtim janë mashtrues e supërmashtrues , që janë tallur me popullin shqiptarë 32- vite më radhë .
Këto kanë arritur deri në atë fazë sa tashmë besojnë edhe vetë , se nuk janë siç i njohin të gjithë . Pa aspak moral ! Sidomos treshja Berisha-Meta-Rama që e shfrytëzojnë vakumin politik me batuta e cinizëm , me banalitete e vulgaritete.
Për fat të keq , në Shqipëri , ngjitin fushata me supër premtime , të cilët janë bërë palë njëri mbi tjetrin , pa u realizuar.
Berisha , në një prononcim për Ramën ka thënë: Ato që ndryshojnë emrin janë tranvestitë.
Unë pyes : po ato që ndryshojnë ditëlindjen, apo mbiemrat çfarë janë?!
Çfarë historishë fshihen pas tyre ?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu