Këtë e tregojnë veprimet dhe aksionet politike të foltorës.
“Revolucionet e nisura” e rrjeshtojnë këtë formacion politik nën emrin e “mos bindjes civile” në një tjetër qasje përsëri brënda qëllimit përsonal e familjar të të akuzuarve për prishjen e sistemit të drejtësisë, të minimit të demokracisë.
Këto revolucione, apo mosbindje civile, thjeshtë kanë qëllimin e luftës kundër SPAK-ut e rrjedhimisht, kundër politikës amerikane për të instaluar shtetin ligjor dhe demokracinë e munguar në Shqipëri.
Këto lloj lëvizjesh kinse demokratike në dukje, fshehin qëllimin e vërtetë, grackë në të cilën ka rënë opozita, e cila ka plot rrugë të tjera të reagojë, qoftë në parlament, qoftë edhe me bindje reale civile.
Përdorimi i opozitës nga non grat-a vazhdon për fat të keq. Sigurisht, qeverisë dhe PS-së nuk do mund ti prishin asnjë punë në këtë prag fushate elektorale. Përkundrazi, sa kohë përballë do jetë Berisha i cili diktoi marrëveshjen e humbjes, pra të rikthimit të Kodit të vjetër zgjedhor, fitorja e socialistëve mbetët gjithnjë.e më e sigurtë.
Berisha me atë kod, vetëm arriti të forcojë klanin e tij për ta patur e përdorur edhe pas 2025 si mish për top.
Si politika i vjetër, ai sfumoi shanci për të marrë votat e elektoratit gri, të cilët mund të jenë edhe shumicë në këtë vend.
Përse nuk mendon Berisha të largohet nga politika?!
Përse nuk arriti një herë të vetme të lejojë garë reale dhe demokratike në PD?!
A janë bindur foltoristët se me Berishën nuk shkojnë askund përveçse humbjes së sigurtë?
A mendon Berisha se SPAK-u do ta ndërpresë hetimin për vrasjet e 21-janarit?!
Mendon se përmes presionit dhe rrugës do arrij të mos hetohen vrasjet e 4 qytetarëve protestues?!
Apo, pikërisht nga kjo pretendon protesta që të përsëritën ngjarje të ngjashme si ato të 21-janarit?!
Mbase ky do jetë qëllimi final, por që uk do mund të ndodhë, sepse Edi Rama nuk është “Burrë Shteti”, nuk është vrasës. Mund të jetë çfarëdo, por i tillë nuk është.
Akuzat e shumta për mëkatet e shumta që kanë bërë në qeverisje, do hetohen, pavarësisht revolucioneve apo protestave.
SPAK-u do e fillojë hetimin për 21-janarin edhe pse sofistikohet lufta kundër tij, pikërisht:
Së pari do të zbardh ngjarjet kriminale të të gjithë zinxhirëve komandues të shtetit. Içizimet tashmë në duart e SPAK-ut kanë qartësuar plotësisht urdhëruesit e vrasësve, të cilët do të konsiderohen vrasësit e vërtetë.
Megjithëse me një vëndim gjykate formal e gjysmak për këtë ngjarje, ku ka patur të dënuar me burg si Ndre Prendi ish Komandanti i Gardës së Republikës në atë kohë, ngjarja e vrasjes së 4 përsonave të pafajshëm në bulevard e me duar në xhepa kërkon shpagimin e merituar.
Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për këtë rast, nuk lë asnjë shteg për ekuivokë. Ngjarja do të rihetohet nga fillimi, megjithse janë fshirë enkas serverat e Kryeministrisë për të zhdukur gjurmët e krimit.
Tashmë prokurorët kanë fakte të reja dhe nuk mund të shpëtojnë nga gjykimi përsona me pozita të larta shtetërore e politike si ish Ministri i Brëndshëm i asaj kohe Lulzim Basha dhe ish Kryeministri Sali Berisha, si urdhërues të vertete të vrasjeve.
Lulzim Basha ka deklaruar se do rrëfeje aq sa di, por nuk mund ti shpëtojë drejtësisë në këtë rast, edhe po të justifikohet se nuk e ka pyetur njeri.
Kjo, mund të jetë krejtësisht e vertete, por ai është i pari që doli publikisht duke deklaruar se vrasjet janë kryer me stilolapsa dhe me çadra pistoletë.
Alibi kjo që u rrëzua kur dolën faktet nga analizat balistike të armëve të krimit.
Të presim të zbardhen edhe tabulate të tjera për urdhëruesit e vertetë.
Së dyti do të zbardhë manipuluesit dhe zhdukësit e provave, të urdhëruar nga vrasësit.
Do të dalë përgjegjësia e grushtit të shtetit në pengimin dhe mos zbatimin e urdhër arrestëve të lëshuara nga prokuroria për përsonat e akuzuar në atë kohë.
Hetimi për vrasjet 21-janarit është i detyrueshëm jo vetëm për drejtësinë si normë juridike për përgjegjësitë, por për vendin dhe demokracinë, sepse ato vrasje tentuan të frikësojnë dhe të vrasin një herë e mirë protestën si të drejtë themelore të njeriut.
Si e tillë, drejtësia ka detyrë të dënojë vrasësit kriminelë dhe që ky preçedent asnjëherë të mos guxon të përsëritet më nga askush.
Të presim hetimin pa paragjykuar…