Lidershipi i Basha-Alibeaj ose ‘binomi’ i së ardhmes!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Mbrëmë vonë kryesia e PD-së vendosi që të kandidojë në 61 bashki të vendit me kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiak. Ky vendim historik është edhe fundi i berishizmit, kultit të individit dhe gjithashtu fundi i një prej krahëve të trekëndëshit të Bermudës! Berishizmi ose politika e kultit të individit i ka bërë dëm të gjithë shqiptarëve në 32 vite dhe kërkon të vazhdojë më tej lojën me të gjithë, sidomos në kurriz të të rinjve që kërkojnë të ardhme.

Berishizmi nuk ishte as linjë ideologjike, mbasi nuk plotësonte kriteret ideologjike të një doktrine, por një ‘amalgam’ pa bosht në favor të së shkuarës ish-komuniste dhe tranzicionit anarkik, në favor të politikës personale dhe familjare të Sali Berishës. Një rol shumë negativ për ta mbajtur gjallë berishizmin kanë luajtur edhe mbështetësit e Berishës, të cilët janë nga të gjitha krahët politikë të majtë, të djathtë dhe të panagazhuar. Në deklaratën për non-gratën e Berishës Zoti Blinken dhe DASH, përmendin qartë rolin e mbështetësve të një ish-komunisti të fundit në botë sic është Sali Berisha, që është kërcënim edhe për sigurinë kombëtare të SHBA-ve! Edhe trekëndëshi i Bermudës nuk është një ‘shpikje imagjinare’ dhe lincuese, por një klan ose sekt që ia ka marrë frymën zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri në 32 vite.

Kompozimi i trekëndëshit të Bermudës është projektuar në disa zyra të rëndësishme të punuara në detaje ligjore, kushtetuese dhe mediatike, Berisha, Metaj dhe Edi Rama! Ky trekëndësh ose ky sekt, i ka fillimet mbas vitit 97, 2001, 2005 dhe 2008 me ndryshimet kushtetuese. Prandaj lidershipi Basha-Alibeaj është sot i domosdoshëm dhe është binomi i dhënies fund të tranzicionit post-komunist që po i detyron shqiptarët të lënë vendin e tyre për një jetë më të mirë. Të dy politikanët Basha dhe Alibeaj e kanë patur shumë të vështirë ecjen politike në në PD që sundohej nga ish-komunistë, ish-sigurimi dhe nga pseudo të persekutuar që i kanë bërë dëm të madh zhvillimeve demokartike në Shqipëri. Alibeaj para viteve 2004 dhe Basha në 2005 bënin diferencën në PD dhe këtë e tregoi koha dhe politika aktuale. Të dy këta politikanë të së ardhmes, kanë profil lidershipi perëndimorë, pro- amerikan dhe të djathtë të vërtetë.

Vendimi i Bashës për përjashtimin e Sali Berishës më 9 Shtatorë dhe politika që ka bërë Alibeaj mbas dorëheqjes së Bashës ne 2002, kanë vlera historike dhe politike për të djathtën shqiptare PD-në, dhe të ardhmen perëndimore të Shqipërisë. Sot binomi Basha-Alibeaj është shpresa e të gjithë demokratëve dhe e shqiptarëve që kërkojnë ndryshimin e pritur në 32 vite, për ti dhënë fund tranzicionit 32 vjecarë dhe liderve të korruptuar dhe autoritarë, sic janë Berisha, Metaj dhe Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu