Lajm i mirë/ Në Itali vaksinimi mund të nis më 28-29 dhjetor 2020

0

Italia është gati të nis fushatën e vaksinimit me dozat e para të vaksinës antiCovid Pfizer Biontech qysh në muajin dhjetor e menjëherë sapo Agjencia Evropiane e barnave të aprovoj këtë vaksinë.

Vendimi i kësaj agjencie për t’u mbledhur një javë para datës së caktuar për marrjen e këtij vendimi, ka mobilizuar autoritetet italiane të jenë gati e brenda këtij vitit në aktivizimin e planit të vaksinimit kombëtar.

Italia ka bërë sot publik planin numerik shpërndarës të dozave të vaksinës anticovid.

Fillimisht në Itali do të mbërrijnë 1 milionë e 834 mijë doza të para të vaksinës anti-Covid Pfizer Biontech .

Komisari i jashtëzakonshëm për emergjencës globale, Domenico Arcuri kanë informuar se “Italia është gati të nis vaksinimin qysh në datat 29-29 dhjetor 2020 duke bërë publik dhe numrin shpërndarës të dozave të para të vaksinës, hartuar në bazë të rrezikshëmrisë së infektimit nga virusi e në bashkëpunim me autoritetet lokale drejtuese.

Në rajonin e Lombardisë, i cili është më i godituri nga efektet e pandemisë në Itali do të shkojë dhe numri më i lartë i shpërndarjes së këtyre dozave.

Lombardia do të furnizohet me 304.955 doza vaksine Pfizer, e pas tij do të jetë rajoni i Emilia Romagna me 183 138 doza, Lazio me 179.818, Piemonte me 170.995, Veneto me 164.278, Campania me 135.890, Sicilia me 129.047, Toscana me 116.240me, Puglia me 94.526 Liguria me 60.142, Calabria me 53.131, Friuli Venezia Giulia me 50.094 e me radhë ,

Rajonet italiane me numrin më të ulët të furnizimit me vaksinën anti Covid do të jenë  Molise me 9.294 doza e Valle d’Aosta me 3.334.

Komisari i jashtëzakonshëm për pandeminë në Itali, ka informuar gjithashtu se prej ditës së sotme 16 dhjetor 2020, është operativ portali i vaksinimit anti Covid ku mjekë, infermierë, e punonjës shëndetësorë që dëshirojnë të kontribuojnë në planin kombëtar të vaksinimit, mund të kandidojnë në rrugë teknologjike e mund të jenë profesionistë të vendeve komunitare e ekstrakomunitare./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu