Skenaristi i serialit “Kryeqyteti Abdulhamid”, i cili po shfaqet dhe në ekranet shqiptare, Selman Kajabashi, tha se ekzistojnë presione nga SHBA dhe Izraeli për të ndaluar regjistrimin e mëtejshëm të këtij seriali.
Deklarimet e tij u bënë në një simpozium arti në Stamboll, ku Kajabashi po fliste mbi ndikimin e serialit te shikuesit arabë e popujt përrreth.
Në këtë simpozium kishte dhjetra gazetarë, shkrimtarë dhe një ekip që merret me regjistrimin e serialit.
“Një nga anëtarët e Parlamentit Europian e ka quajtur një serial fashist dhe tha se duhet ndaluar”, u shpreh Selman.
“Një nga gazetat më të shitura në Turqi po shkruan gjithashtu kundër nesh”, shtoi më tej ai në fjalimin e tij në simpozium.
Ai shtoi se kjo fushatë është nisur nga gazeta izraelite Haaretz, së cilës më pas i janë bashkuar dhe disa gazeta ndërkombëtare.