Jeta e një dëshmitari në rrezik’, avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit: Ka parë dy agresorë…

0

“Jeta e një dëshmitari të vrasjes së Pjerin Xhuvani, mund të jetë në rrezik”, ky rrezik i është evidentuar Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan nga avokate Rezarta Tahiraj që përfaqëson familjarët e Pjerin Xhuvani.

Në seancën e një shkurtit ky dëshmitar, duke ju përgjigjur pyetjeve të avokates Tahiraj dhe të prokurorit, ka deklaruar se ka parë dhe se mund të identifikojë dy personat e armatosur që, bashkë me të tjerët, kishin rrethuar dhe kërcënuar viktimën përpara se të vritej.

“Me deklarimet e tij në proces ky dëshmitar, mund të ketë kontribuar në mënyrë indirekte në zbulimin e misterit të predhave të pistoletës të kalibrit të ndryshëm të ekspertuar nga policia.Dëshmia se ka parë këta dy agresorë kontribuon ndër të tjera për të sqaruar se përpara mbërritjes së mjekut midis komponentëve të strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose të bashkëpunëtorëve të tyre ka patur armë jo vetëm vrasësi por sigurisht këta dy personat e tjerë dhe ndoshta edhe të tjerë.Dëshmia se ka parë këta dy agresorë kontribuon ndër të tjera për të sqaruar se përpara mbërritjes së mjekut midis komponentëve të strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose të bashkëpunëtorëve të tyre ka patur armë jo vetëm vrasësi por sigurisht këta dy personat e tjerë dhe ndoshta edhe të tjerë.

Në shkresën dërguar Prokurorisë avokatja Tahiraj bën me dije:

“Me deklarimet e tij në proces ky dëshmitar, mund të ketë kontribuar në mënyrë indirekte në zbulimin e misterit të predhave të pistoletës të kalibrit të ndryshëm të ekspertuar nga policia. Dëshmia se ka parë këta dy agresorë kontribuon ndër të tjera për të sqaruar se përpara mbërritjes së mjekut midis komponentëve të strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose të bashkëpunëtorëve të tyre ka patur armë jo vetëm vrasësi por sigurisht këta dy personat e tjerë dhe ndoshta edhe të tjerë. Kush do ta mbrojë dëshmitarin nga rreziku që ata dy persona të armatosur ende të paidentifikuar i vënë në rrezik jetën ose e kërcënojnë për ta detyruar të ndryshojë deklarimet e tij”.

Por për të mbrojtur, avokatja nuk i ka bërë me dije as emrin, por në seancën e 1 shkurtit dëshmoi shoku i viktimës, Mehmet Greca dhe Julian Mata. Sipas avokates, të dy persona aktualisht janë të lirë dhe kështu rrezikohet edhe jeta e dëshmitarit. Nderkohë  seanca e radhës në ngarkim të Arbër Paplekaj është më datë 8 shkurt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu