Ish ministri Ylli Manjani e ka një pyetje: Ky Erioni që shpërndan ushqime, a dihet ku i merr, se nga shtëpia e tij nuk i ka, apo jo?!

0

Ish ministri i drejtesise Ylli Manjani tregohet shume ironik, duke ngritur nje pyetje mjaft interesante, e cila duhet ta ketë një përgjigje nga kryebashkiaku i Tiranës.

Ai argumenton se meqe kryeministri i vendit Edi Rama pyet njerezit qe i kekrojne ndihme se “ku i gjejne leket per internet”, atehere edhe ne duhet te dijme se ku i gjen kryebashkiaku Veliaj ushqimet qe i shperndan si bamiresi, a duhet të trgojë, apo si?!

Statusi i plote;

Nji pyetje kam unë.
Ku i merr Erioni këto ushqimet që shpërndan?!

Bashkia nuk di të ketë rezerva ushqimore. As fabrikë prodhimi ushqimesh…!

Nga ana tjetër, rroga e Tij pa dyshim nuk i justifikon gjithë ato qese me ushqime.

Atëhere ku i merr?! 🤔

Ndoshta dikush ja dhuron. Kush është ky “dikushi”, që tja dinë atij për nder njerëzit të paktën…

Kur mendoj që Kryeplaku pyet njerëzit që i shkruajnë “ku i gjen lekët për internet”, kemi të drejtë dhe ne të pyesim ku gjen Erioni ushqimet(lekët për ti blerë), që i “shet” në televizor si bamirës…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu