Hajduti 700 mijë eurosh me një fletë blloku, i trëmbur nga prangat, kërcënon qeverinë dhe kërkon konflikt! E kemi paraparë para pak ditësh…

0

Rikthehet lufta Rama-Meta.

Deklarata e kryeministrit të martën se nuk ka shans për një koalicion të ri PS-LSI ka rënë si bombë në Presidencë dhe dje janë dhënë sinjalet e para të alarmit. Në prapaskenë po qarkullonte prej ditësh se pas qetësisë së Metës fshihej pazari i radhës dhe aludohej se po kërkohej një koalicion PS-LSI në zgjedhjet e vitit që vjen. Por kryeministri e tha hapur se LSI është drejt degradimit dhe PS nuk kthehet më te koalicioni i vjetër. Kjo deklaratë duket se ka alarmuar shumë presidentin, i cili dje rinisi valën e akuzave.

I vrenjtur në fytyrë, rreth orës 13:00 Meta doli në konferencë shtypi për çështjen e teatrit, duke lëshuar valë akuzash ndaj kryeministrit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Po ashtu këshilltari juridik i presidentit dorëzoi dje dhe një padi shtesë në Gjykatën Kushtetuese. “Çështja që kam dalë këtu është e një rëndësie të veçantë, është çështje e nivelit kushtetues dhe askush nuk mund të fshihet pas procedurave për shkelje të qëllimshme dhe të vetëdijshme që cenojnë një interes të përbashkët të të gjithë qytetarëve, që ka të bëjë me një interes kombëtar dhe kulturor. Sa i takon se ku do të jetë presidenti, presidenti është gjithmonë në krye të detyrës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe do të jetë gjithmonë në krye të detyrës. Sa i takon ndonjë karagjozi që bën prova force me presidentin, ta ketë të qartë se presidenti sillet me përgjegjësi maksimale mban shënim çdo gjë, i ka bërë paralajmërimet të përsëritura. Do të bëjë detyrën e tij, pa rënë në provokime banale”, tha ai.

Kalimi i pronësisë

Meta u mundua të argumentojë në mënyrë ligjore se shembja e teatrit është në shkelje të Kushtetutës. Po ashtu ai e cilësoi të gabuar kalimin e pronësisë së territorit, duke u shprehur se ajo nuk mund të administrohet nga pushteti vendor. “Për fat të keq, Këshilli i Ministrave në këtë vendim, që në pikën 1 të tij, shpreh vullnetin se, me kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të “Teatrit Kombëtar”, kjo bashki duhet të vijojë procedurat për shembjen e godinave të teatrit dhe ndërtimin e godinave të reja. Përmes këtij akti, shqiptarët kudo janë, sot po rrezikohen të humbasin një pasuri publike me interes të lartë kombëtar. Me prishjen e tij, trashëgimia kulturore dhe identiteti kombëtar që mishërohet në këto godina, synohen të zhduken, dhe memoria jonë e përbashkët kolektive, të humbasë. Ky vendim i Këshillit të Ministrave vazhdon të bartë qëllimin antikushtetues për cenimin e pasurive pronë publike që janë të lidhura ngushtësisht me trashëgiminë kulturore kombëtare dhe identitetin kombëtar”, tha ai.

Apeli për Kushtetuesen

Presidenti i bëri dhe një apel Gjykatës Kushtetuese, por dhe në një farë mënyre një formë presioni, duke kërkuar që të dalë sa më shpejt me një vendim për pezullimin e procedurave derisa të merret vendimi final. “Të dy këto akte- ligji nr. 37/2018 dhe VKM nr. 377/2020, shprehin qartë të njëjtin qëllim politik: Prishjen e godinave ekzistuese të Teatrit Kombëtar, gjë e cila do të përbënte shkelje shumë të rëndë të parimeve kushtetuese që lidhen me identitetin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, vlera këto të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë ka aderuar apo i ka ratifikuar. Prandaj këto akte duhen shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të vendosë sa më shpejt edhe për pezullimin e ekzekutimit të tyre”, tha Meta.

Mobilizohet LSI

Por teksa Meta në publik po shfaqet se po lufton institucionalisht për Teatrin Kombëtar, sipas informacioneve po punohet edhe në prapavijë. Sipas burimeve, LSI ka filluar të mobilizojë të rinjtë e saj për të marrë në mbrojtje teatrin dhe po përgatiten për përplasje me policinë. Vetë nënkryetari Petrit Vasili dy ditë më parë u shpreh se teatri do të shembet vetëm pasi policia të kalojë mbi trupat e të rinjve të LRI. Ndërkohë dje LSI ka pasur një takim me aktorët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ju kanë dhënë garanci se të gjithë do jenë përballë godinës për të mos lejuar policinë që të mundësojë shembjen e teatrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu