Nesër në “Lule të vetmuara”/ Abaz jep urdhër të vritet Songyli, a do shpëtojë ajo?

0

Meral dhe Seher kthehen në Stamboll për të shpëtuar Songylin. Meral bashkohet me vajzat teksa Kader i jep Seherit paratë për të shpëtuar nga Abazi. Gynejit i vjen keq ta dërgojë Seherin tek Abazi dhe ndërron mendje rrugës.

Seher e bind Gynejin se asaj nuk do t’i ndodhë asgjë dhe nuk ka aspak frikë. Songyl arrin të dalë nga vendi ku mbahet peng së bashku me vajzën tjetër. Ato vrapojnë nëpër pyll të frikësuara. Roja i Abazit arrin ta gjejë Songylin. Seher shkon së bashku me Toprakun për takuar Abazin. Abaz kërcënon Seherin dhe Toprakun me armë.

Policia mbërrin në vendngjarje dhe arreston Abazin me njerëzit e tij. Abaz jep urdhër që Songyl të vritet. Gynej çmendet kur mëson se Songylin mund ta kenë vrarë. Songyl shpëton falë policisë. Vajzat gëzohen kur mësojnë se ajo është gjallë. Songyl bashkohet me Gynejin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu