Shkruan Rafet Ismaili
Iliria e Dardania janë asimiluar e zhdukur nga harta gjeografike në fund të shekullit të parë para epokës sonë pas pushtimit të egër nga perandoria Romake.
Iliria e Dardania kanë mbetur vetëm si relikte muzeore-historike e kanë pushuar se ekzistuari që 2056 vite.
Mjerisht historia e një vendi nuk mund të shkruhet pa gjurmë të regjistruara e për fat të keq ka fare pak gjurmë të regjistruara e pergamente mbi gjuhen, traditat e paganizmin Ilir.
Rezistencen e fundit kundër Romakëve e kanë bërë mbreti Ilir Baton në territorin e Bosnjës se sotshme e mbretëresha Ilire Teuta në detin Adriatik konkretisht në Kotorr të Malit të zi të sotshëm.
Roma Iliret i ka romanizuar përmes latinishtës.
Pas ndarjës se perandorisë Romake më 395 arbërorët ishin pjesë e Romes se re ose Bizantit plotë 807 vite.
Arbëroret prej vitit 851-1018 ishin nën sundimin e perandorisë bullgare.
Edhe pas ndarjës se fesë se krishtër më 1054 arbërorēt ishin më shumicë ortodokse dhe ishin mbetur zonë e interesit ortodoks-lindor.
Këtë ndarje edhe sot e respektojnë si Vatikani ashtu edhe Patriarkanat e Moskës e Konstandinopojes e mu për këtë ndarje e në përpjekje për një kishë ekumenike Vatikani nuk.e njeh as sot Kosovën madje në dy raste më 1913 e më 1924 edhe i është referuar si tokë e shenjtë serrbe.
Në vitin 1208 të epokës sonë arbërorët kanë dalur në skenën ballkanike më principatën e tyre në krye më Dhimitër Progonin.
Principata e Arbërit
ka zgjatur prej vitit 1208-1214.
Në mesjetë nuk kishte etni por fise e çdo gjë sillej rrethë fesë dhe pas martesës se Dhimitër Progonit më Comnena Nemanjen vajzën e Stefan Nemanjes principata e Arbërit ishte orjentuar drejt Konstandinopojës më ç’rast papa Inoçesti e kishte perjashtuar nga kisha katolike Dhimitër Progonin.
Pas shkatërrimit të principatës se Arbërit , arbërorët ishin vazal të Nemanjiqëve sidomos dinastia e Balshajve të cilët falë krushqisë e vazalitetit ndaj Nemanjiqëve në disa periudha ishin sundues të Zetës.
Balshajt për vazalitet pos më Nemanjiqtë kishin krushqi edhe më Mernjavqeviqtë.
Arbërorët ishin në pozitë të vështirë nën Nemanjiqët nga vitet 1331- 1355 që përkon më sundimin e car Dushanit i cili më zakonovnikun e tij të vitit 1349 i kishte konvërtuar më dhunë arnërorēt në ritin serrbë -ortodoks.
Gjëndja e arbërorëve kishte mbetur e vështirë edhe pas vdekjës se car Dushanit nën sundimin e kralit Vukashin e vëllait të tij Uglesha Mernjavqeviq e të despotit serrbë Vuk Brankoviqit deri në humbjën e kryqëzatës ballkanike në betejën e Kosovës më 1389.
Në atë periudhë nuk kishte fare kishë arbërore e asimilimi i tyre bëhej përmes kishes bullgare fillimisht e më vonë kishës serrbe.
Shumë historianë mendojnë se mos të ishte shkatërrimi i principatave serrbe në betejën e Kosovës të despotit Vuk Brankoviq e të knjaz Llazarit , arbërorët nuk do të kishin mundur të mbijetonin të cilët i ishin nënshtruar jo vetëm asimilimit arbitrar por edhe l shfarosjës fizike.
Shkaku i zullumit serrbë e rrezikut përmanent të shfarosjës , arbërorët e kishin arritur ta ruanin e qenien e tyre etnike nën Osmanët siç kishin vepruar edhe boshnjakët bogomilë në Bosnjë që përmes Islamit i kishin shpëtuar asimilimit nga kisha katolike kroate e ajo ortodokse serrbe sipas maksimes se njohur se mes dy të kqijave zgjidh të keqen më të vogël.
Arbërorët, nën bizantin, serrbët e bullgarët kanë jetuar e vepruar edhe pse ata janë munduar ti shqyenin dhe se arbërorët në raport më ngjarjet e historinë nuk u diverguan e as nuk u shuan por e konservuan vetëveten si popull e nuk u ngurtësuan si një relikte muzeore dhe më anë të dinamizimit të tyre e bënë metaforen e rezistencës e mbijetesës.
Është fakt notor se kishte shumë perandor të dy perandorive Romake e asaj bizantine më origjinë Ilire e arbërore si Claudi nga Dardania,Aureliani nga Dakia,Dikleciani nga Dioklea,Konstandini i madh nga Nishi,Justiniani nga Shkupi.
Të gjithë këta perandorë iu kanë shërbyer Romes e Bizantit dhe për fat të keq historia i njeh vetëm si perandor romak e bizantinas.
Kjo tregon se për historinë nuk luan shumë rol origjina sa luan rol ndjësia individuale e kauzat për çka ke luftuar.
Për fat të keq të gjitha këto figura të njohura më origjinë iliro-arbërore kanë luftuar e vdekuar për kauza të huaja(puro- romako-bizantine).
Vlen të cekët se arbërorët ishin gjithmonë të përfarë e këtë e ilustron fakti se Balshajt e Topijajt kishin luftuar ndërmjet veti, ku Balshajt ishin ndihmuar nga Mernjavqeviqtë e Topijajt nga Osmanët.
Ata shqiptarë që sot po kanë nostalgji për parahistorinë, mesjetën e sundimin e egër 560 vjeçar romak që i ka asimiluar Ilirët,sundimin 807 vjeçar bizantinë, sundimin 167 vjeçar të dy perandorive bullgare , sundimin 25 vjeçar të car Dushanit e sundimin 34 vjeçar të vëllezërve Vukashin e Uglesha Mernjavçeviq e të Vuk Brankoviqit që janë munduar jo vetëm ti asimilonin por ti zhduknin arbërorët nga ballkani janë skolastik apo njerëz të shkëputur nga realiteti historik.
Historia nuk guxon të interpretohet më anime politike , ideologjike e fetare por konform ngjarjeve të zhvilluara e kontekstit historik e kohor.
Për fat të keq historia moniste shqiptare nga impakti serrbë, grek e frika e restaurimit të pansllavizmit si ideologji filo-sllave e ortodokse kurrë nuk ka guxuar perandorisë Romake , Bizantit, dy perandorive bullgare e as mbretërisë se car Dushanit , sundimit të kralit serrbë Vukashin e të despotit Vuk Brankoviq, sundimit të knjazit malazez Ivan Cerrnojeviq në Shkoder e rrethinë e sundimit të zhupanit malazez Vukashin në Shkodër e veriun e Arbërisë si dhe sundimit prej vitit 1204- 1318 të dinastisë se përzier greko-franceze Anzhuini- Comneni në jugun e Arbërisë t’iu referohet si pushtues.



