Gjermanisë i duhen 400 mijë punëtorë në vit, mësues, punonjës socialë dhe infermierë

0

Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, duke u bazuar tek të dhënat e Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, ka deklaruar se Gjermanisë i duhen 400 mijë punonjës në vit, mësues, punonjës socialë dhe infermierë. Drejtuesja shprehet se kohët e gjata të pritjes për vizë në konsullata krijojnë disavantazhe kundrejt vendeve të tjera. Ndërkohë ajo dyshon në suksesin e ligjeve për imigrimin, për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë.

Nahles tha për gazetën gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung’, se nuk është e bindur, që me këto propozime mund të arrihet numri i duhur i fuqisë punëtore, duke theksuar se ka ende shumë pika të vështira për t’u kaluar. Për drejtuesen e agjencisë federale të punës në Gjermani, problem përbën edhe mungesa e personelit në zyrat e të huajve në komunat gjermane.

Ndërkohë sipas ekspertëve, Gjermanisë i mungojnë qindra mijëra punëtorë dhe kjo për shkak të ndryshimit demografik, teksa vlen të theksohet se në shtetin gjerman ka mungesë të theksuar në sektorin e edukatoreve dhe punonjësve socialë, por edhe në kujdesin shëndetësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu