Fushatë VIP-ash/ PS po përdor imazhin e Luiz Ejllit, i deklaruar i djathtë, në shkelje të ligjit!

0

Shkruna Eliona Kodra Shkreli

Top-Channel së fundmi po përdor Luiz Ejllin për t’i ardhur në ndihmë Becit për fitoren në Shkodër.

Nuk më çudit aspak në fakt sepse siç e kam thënë shpesh, Edi Rama e ka Shkodrën fiksim të rradhës. S’ka faj! Rama, shkon deri aty sa të kapë mes thonjve të pa prerë edhe një program që shihet masivisht nga shqiptarët për të bërë propagandën e tij elektorale përmes personazheve VIP (siç po thonë) dhe rradha i erdhi Luizit, një berishist i flaktë, por i mësuar së fundmi nga produksioni nëpër dhomat e fshehura që të bëjë reklamën për Benet Becin.

Kam parë e lexuar edhe për VIP-a të tjerë shkodranë që i janë bashkuar fushatës, por që bëhen të pabesueshëm për faktin se shkojnë nga andej këtej, njëherë me PD-në e Berishës (kur ishte në pushtet) apo me LSI-në e asaj kohe, ndërsa sot i shohim krah “vizionarit” që do bëkërka Shkodrën lule.

VIP-a të tillë që shkojnë pas individëve, nuk kanë bindje personale, nuk kanë ideale, por zvarriten thjesht pas interesave. Sa të besueshëm mund të bëhen në sytë e shkodranëve VIP-at që deri dje bënin tifozin e Berishës apo Metës, i gjeje gjithkund krah tyre, që bënin statuse për mbështetje të tyre në rrjetet sociale (siç po bëjnë sot për Benetin)?! Personalisht mendoj se aspak!

Shkodranët dinë të ‘lexojnë’ shumë përtej një statusi e një fotoje, dinë të lexojnë qëllimin dhe çfarë fshihet pas qëllimit. Pavarësisht gjithë kësaj fushate vipllëku (e cila më ngjan me fushatat e Veliajt), unë vazhdoj t’i them kandidatit të pazyrtarizuar rilindas: Mos mbaj uzdajë te fushata e VIP-ave të Shkodrës z.Benet.

Shkodra nuk është Tirana e Velisë, nuk mashtrohet nga fasadat. Shkodra don punë e bukë në sofër, nuk i duhen as gradaçelat e as fjalët e premtimet e bukura dhe boshe, sepse ka kaluar aq shumë rrena këto 10 vjet nën drejtimin rilindas (kurrë nuk u ka besuar) sa i është ‘regjë lëkura’ (thuaji dikujt të t’a përkthejë nëse nuk e kupton).

Kështuqë,fshinji musteqet për murriz këtë herë se s’ka VIP që të ndihmon tashmë që je bërë Beneti rilindas Edi Ramës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu