Fatmir Mediu flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

0

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dhënë një pronocim të shkurtër për mediat, pasi qëndroi për rreth dy orë në zyrat e Strukturës së Posaçme.

Ai bëri të ditur se ishte thirrur në cilësinë e deklaruesit për një hetim në interes të SPAKU-t.

“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni për një hetim që është interesi i SPAK, do ruaj konfidencën e dëshmisë. Jam thirrur si deklarues’. Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës me se me çfarë cilësie je ftuar?”, tha ish-ministri.

Mediu është thirrur si deklarues për hetimin që ka nisur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, privatizim i kryer në kohën kur ai ishte ministër.

Ai është personi i dytë që po pyetet pas Taulant Ballës, i cili u thirr disa javë më parë nga SPAK.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë bërë ndërtime të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu