Protestë e fuqishme e studentëve shqiparë

0

PROTESTA E STUDENTËVE PËRSHKALLËZOHET, VEZË DHE BOJË DREJT MINISTRISË SË ARSIMIT!
Momente tensioni janë regjistruar këtë të martë, 13 tetor 2026, përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentët janë mbledhur në protestë.
Sipas raportimit të Panorama, protestuesit kanë hedhur vezë, letra higjienike, tullumbace me ujë dhe bojë në drejtim të godinës së ministrisë.
Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje për revolucion dhe dorëheqjen e qeverisë Rama.
Protesta ka marrë një karakter të fortë politik, ndërsa studentët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve dhe veprimeve simbolike ndaj institucionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu