“Etika” mblidhet për përjashtimin e demokratëve, Flamur Noka: Jeni qesharakë, doni të eliminoni opozitën

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe deputeti demokrat Belind Këlliçi kanë dalë para anëtarëve të Komisionit të Etikës në Kuvend, i mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve socialistë për prishjen e seancës plenare të së hënës.

Nga ana e tij, Këllicci deklaroi se reagimet e tij ishin si rrjedhojë e mosdhënies së fjalës.

Ndërsa Noka i solli komsionit pamjet në kohën kur vetë socialistëve i frynin vuvuzelave dhe bilbilabve në Kuvend, dhe në atë kohë mazhoranca e djathtë nuk përjashtoi asnjë deputet në atë kohë.

“Ndërsa ju sot nuk po bëni asgjë më shumë se kërkoni të mbysni opozitën, duke kërkuar për ta zhdukur dhe eliminuar opozitën.

Jo vetëm që na keni ndërprerë fjalën, por as nuk na e keni dhënë. Unë jam i zgjehdur nga qytetarët dhe ata më kërkojnë mua që të flas. Demokraci pa fjalë të lirë nuk ka, dhe liri pa fjalë nuk ka. Ju mendoni se do të zhdukni fjalën e lirë dhe opozitarizmin”, u shpreh Noka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu