Edi Rama u bë kryetar Bashkie edhe me “ndihmën” e Ngjelës, Olldashit dhe Mustafajt … Tirana 2020 një Tiranë ndryshe!!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Në politikë nganjëherë është mirë për të thënë edhe të vërtetat, siç i thotë Zoti Donald Trump brenda Republikanëve amerikanë!
Me të vërtetë mendoj se nuk është koha dhe momenti për të analizuar opozitën, PD-në, por disa gjëra duhen shkruar dhe thënë troç.
Jam shumë dakord me Këshillin e Etikës në P.D. të drejtuar nga Zoti Halim Kosova, mbasi do të ndikojë pozitivisht për të ardhmen e kësaj force politike.
Disa individë nuk duhet të përfaqësojnë më PD-në, janë të konsumuar.
Edi Rama është mjeshtër i vjedhjes dhe blerjes së votës. Rama në fillim bleu Bashkinë e Tiranës, më vonë me paret e fituara nga 20%, bleu PS-në dhe me këto para dhe narkotrafikantët u bë Kryeministër në 2013.
Kjo ishte një prej strategjive të Edi Ramës për të ardhur në pushtet lokal dhe qëndror.

▪️Gabimi i parë i PD-së në 1991, ishte se nuk i “dha” Edi Ramës një post në drejtimin e kulturës në Tiranë dhe Rama sot nuk do të ishte në politikë!

▪️Gabimi i dytë i PD-së ishte kandidimi i disa modeleve të papërshtatshme për ta mundur Edi Ramën. Edi Ramën e “ndihmuan” për të fituar Bashkinë e Tiranës edhe ish-kandidaturat jo të përshtatshme dhë të paafta të PD-së Ngjela, Olldashi dhe Mustafaj, për postin e Kryebashkiakut të Tiranës.
Këta ish-kandidatura mund të ishin juristë, avokatë, poetë, diplomatë, menaxherë të mirë por nuk ishin “modelet” që mund të konkurronin “Babëzinë e Ramës” për të vjedhur vota dhe para publike edhe falë edhe ndonjë “infiltrimi dhe kalkulimi” të fshehtë me Edi Ramën për të marrë PD-në, që i vërtetoi koha.
Edhe ndryshimet kushtetuese në vitin 2008, ndikuan në mbajtjen e pushtetit të korruptuar nga Edi Rama në këta 7 vite.
I vetmi kandidat që që e sfidoi Edi Ramën, me një përpjekje të madhe dhe takime derë më derë me njerëzit ishte Lulzim Basha, duke i marrë karrigen e kryebashkiakut të Tiranës.
Tirana gjeti qetësinë, njeriun dhe menaxherin e duhur për ta drejtuar.
Nëse ju kujtohet thënia e Ambasadorit Aleksandër Arvizu në 2012, “The game is over”, siç duket loja sapo kishte filluar dhe nuk kishte mbaruar dhe Rama u bë kryeministër përsëri me para dhe banda në 2013.
Kam besimin se ka ardhur momenti që PD dhe Lulzim Basha ta mundin Edi Ramën duke mbaruar lojën 30 vjeçare të tranzicionit në Shqipëri dhe fillimin e një epoke të re politike dhe ekonomike.
Prandaj kërkohet një strategji e re, të cilën PD po e zhvillon së bashku me aksionin opozitar dhe figura të pastra të pakonsumuara në të gjitha nivelet e pushtetit lokal dhe qëndror.

100 vjetori i Tiranës dhe sfida e P.D-së për ta rimarrë kryeqytetin

100 vjetori i Tiranës që është zemra e të gjithë shqiptarëve, nga jugu në veri, Kosova, Ulqini, Presheva, Shkupi është sfidë për ta rimarrë Bashkinë e Tiranës dhe për ta shpëtuar nga kthetrat e Rilindasve të Edi Ramës, Erion Veliaj me “soj e sorollop”!

Zoti Lulzim Basha shkruan në statusin e tij në FB:
“Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë. Zoti e bekoftë Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët”!

PD. dhe opozita kërkojnë zgjedhje të parakohëshme lokale dhe kombëtare.
Përzgjedhja e një kandidature dinjitoze nga PD për ta marrë Tiranën e vitit 2020, do të thyej edhe mitin e korruptuar, “Kështjellën” dhe burimin e parave të e Edi Ramës dhe kthimin e Tiranës qytetarëve të saj dhe fitoren e PD-së, në zgjedhje kombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu