Droga, ngeli në qeli shoku i Erion Veliajt

0

Gjykatën e Durrësit caktoi sot masat e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Arben Ferizin dhe “arrest me burg me afat” 18 ditë për Egert Vargun, të arrestuar për kokainën e kapur në postin e Durrësit.

Arben Ferizi dhe Egert Vargu i kanë qëndruar deklaratave te tyre të mëhershme ku Ferizi është shprehur se nuk ka lidhje me drogën. Ai deklaroi se kompania e tij që kishte porositur mishin e pulës, nuk ka asnjë lidhje dhe dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontenier.

“Kompania ka porositur mish pule dhe të gjithë veprimet i kryejnë online. Porositet online dhe nuk kanë nga ta dinë se çfarë ka në kontenier. Kompania ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës”, tha Ferizi.

Sakaq, Egert Vargu me detyrë agjent doganor ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Sipas tij, ai ka për detyrë të ndjekë procedurat e zhdoganimit dhe jo të kontrollojë kontenierët. Agjenti doganor Egert Vargu, është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, i dalë nga votimet mono-partiake të 30 qershorit 2019.

Disa ditë më parë,  një kontroll i autoriteteve në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut, gjeti 45 kilogramë e 500 gramë kokainë. Droga u gjet në brendësi të ngarkesës me mish pule, e ndarë në 40 paketime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu