Drejtuesi i ISIS intervistë për CNN: Do nisim operacionin e rekrutimit sapo amerikanët të largohen

0

CNN ka publikuar intervistën ekskluzive të udhëheqësit të ISIS, që tregon planet e fundit të grupit terrorist. Intervista e bërë nga shefja e korrespondentes ndërkombëtare të CNN Clarissa Ward. Sipas CNN, udhëheqësi i ISIS tha se largimi i amerikanëve nga Afganistani, do ja bëjë punën më të lehtë.

Ai tregon më tej se ISIS ka një plan rekrutimi, por që do vijë në jetë pasi amerikanët të largohen. “Largimi i trupave amerikanë dhe ardhja në pushtet e talebanëve do të na ndihmojë më shumë të përhapemi. Ekziston në planet tona një operacion rekrutimi qe do te filloje sapo situata do të qetësohet”, tha ai.

Udhëheqësi më tej pranoi se ishte ISIS që sulmoi për vdekje 100 persona në aeroportin e Kabulit, ku mes tyre ishin edhe 13 ushtarë amerikanë. Gazetarja e pyeti nëse ISIS do ndërmarrë sulme jashtë vendit, por ai tha se nuk mund të flasë për këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu