Dënohet banda e grabitësve të Rinasit, 122 vite burg për 7 pjesëtarët e bandës

0

Apeli i GJKKO ka dhënë 122 vite burg në total për 7 anëtarët e bandës së grabitësve të Rinasit, të cilën mundën të merrnin miliona euro gjatë grabitjes së blindave të bankave në Rinas, në vitin 2019.

Klement Çala është personi i cili ka marrë dhe dënimin më të rëndë në raport me pjesëtarët e tjerë të grupit. Apeli i GJKKO ka vendosur që Çala të shpallet fajtor për të katërta akuzat, “Vjedhje me armë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Falsifikimi i dokumenteve”, duke marrë një dënim në total prej 20 vite burg.

Ndërkohë për 6 pjesëtarët tjerët, Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli dhe Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, Apeli i GJKKO ka dhënë nga 17 vite burg për secilin.
Të gjithë anëtarët e e grupit të grabitësve të Rinasit do t’i kryejnë dënimet e tyre respektive në një burg të sigurisë së lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu