Bija ime/ Ugur i tregon Demirit të vërtetën dhe tenton vetëvrasjen, ja ç’do ndodhë nesër

0

Demir pyet Ugurin nëse është e vërtetë që ai ka vrarë babain e tij. Ugur e pranon që ishte në vendngjarje por betohet se nuk e ka vrarë ai babain e Demirit. Ugur i tregon Demirit se babain e tij e vrau Ahmeti. Demir lëndohet për faktin që Ugur nuk ia ka treguar kush është vrasësi i babait të tij. Ugur vihet në kërkim të Ahmetit.

Babai i Sevgit pranon lidhjen e saj me Ugurin dhe kërkon që ai të shkojë t’i kërkojë dorën e të bijës. Ojky i mban akoma mëri Demirit dhe nuk pranon të ha darkë në të njëjtën tryezë me të. Ajo kërkon një shpjegim nga Demiri pse e ka gënjyer. Ugur gjen Ahmetin dhe e kërcënon t’i tregojë të vërtetën Demirit.

Ahmet nuk ka frikë nga Uguri. Uguri kujton kohën kur Demiri e mbronte. Demir vendos të mos fle më pranë Xhandanit. Ajo i thotë se së shpejti do shkojë në një shtëpi tjetër. Ugur tenton vetëvrasjen. Demir i shkruan një letër Ojkyt dhe e sqaron pse e gënjeu për kurimin e sëmundjes./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu