Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Si lypsar
U rrek shqiptari deri në këtë prag
Si farë mbollën djallin e u harlis i marri
Dhe shih sot, ne mbetëm si zogu i truar
Në dorë të kopilsë, matrapazë të shquar.
Me vite po sillemi në vend-numëro
Si lypsar të pa fat, të mbetun rrugëtar
Lypim a kërkojmë të drejten e shenjtë
Që na e kanë marrë, njerzit e padenjë.
Lypsarë pa kurrfarë vlere të bajn,
E britmen tande me jehonë e përçmojnë
Shqiptarë, jetesen ta banë pazar
Në votren tande, të kanë var për kurban.
Hej i shkreti ti që jeton si i mjerë
Arroganca, me qefë të përqeshë
Të kanë zhgërrye edhe frymëmarrjen
Brinjët ti numërojnë, si deles me brengë.
Mos thoni gabohesh, se po bani mëkat
Të zezën e zezë me marifet e zbardh
Që si lypsarë, kënaqet me të trajtu
Se ashtu jeton i qetë, si zot përmbi ju.
Si lypsar ti po jeton, o shqiptar
Ngado dorë shtrirë, për një të drejtë
U stërmundove të keshë pak dinjitet
Duron ato grimca, mbi kokë ti përsheshë.
Po në vatren tande, si me mbet lypsar?
Në dejet e tua a rrjedh gjak shqiptar?
Apo durimit të shkretë, i ngriu nga halli
Se besimi na vrau, që ja dhamë lugatit.








