Nuk njeh cak

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Nuk njeh cak

Na ra t’ecim n’mes paçavures
Ç’zhurmon zëri që të rrënqethë
Njërit që kërret, ulërimat n’lavdi
Tjetri, thellë që ofshan besdinë.

Mirësia ç’i ka humbur këtij konak
Llafollogjia, ç’po trazon aq gjatë
E turbullt, ndjesia njerëzore jeton
Fjala mbi egon e sëmurë fluturon.

Mbushur n’llafe e punë intrigash
Ngado t’shkosh, farë zgjedh zilinë
Keq, n’arrati tretet krejtë e drejta
Nuk njeh cak por veçse padrejtësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu