Policia në kryeqytetin e Zvicrës evakuoi parlamentin të martën pasi një burrë që mbante eksploziv u afrua te godina.
Qytetari u arrestua, ndërkohë efektivët dëshmuan se personi u identifikua menjëherë për shkak të lëvizjeve të dyshimta.
Pas një kontrolli në trup, atij iu gjet eksploziv. I dyshuari, i cili nuk është identifikuar, po i nënshtrohej ekzaminimeve fizike dhe mendore, thuhet në deklaratë.
Prokurorët dhe policia federale hapën një hetim penal. Ndërkohë, nuk ka ende asnjë të dhënë specifike për një motiv të mundshëm.






