Analisti Andi Bushati thotë se largimi i Edi Ramës mund të ndodhë vetëm me dh.unë dhe revolucion.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Bushati u shpreh se “rruga e forcës kur ke të drejtë të shpërblehet”, ndërsa “kur bëhet me gjasme të nxjerr karagjoz”, duke iu referuar këtu protestave të opozitës nën drejtimin e Lulzim Bashës.
“Ky është problemi ynë kryesor, më shumë se ndonjë vjedhje e Ramës me inceneratorët, kemi vdekur demokracinë midis nesh. Shqipëria dy herë në 30 vjet ka rrezikuar objektivin e vet. Sot dhe në 97-tën. Atëherë u zgjidh se njerëzit morën ar.mët. Nëse nuk do të kishte ndodhur, sot mund të ishim si Bjellorusia. Kur nuk të ngelet rrugë tjetër, asnjë se do për qejf atë, aman mos i ço njerëzit deri në atë pikë se e kemi shembullin çfarë bëjmë”, tha Bushati.