Arrestohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe dy drejtora

0

Tre zyrtarë të Ministrisë së Financave janë vënë në pranga me kërkesë të prokurorisë këtë të mërkurë.

Të arrestuar janë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni, Fatmir Hoxha dhe Alban Ruli.

Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana, i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin i kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetitnë vlerën e  1.2 milion eurove.

Gjokutaj ishte emëruar në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave të tetor të 2021.

Më herët, ai ka mbajtur postin e drejtorit të Doganave, ndërsa para se të emërohej në Ministri ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit.

Po ashtu vite më parë ka qenë edhe tek Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu