FOTOT: Vemëndjen e ushtarëve në Ukrainë e merr Elisa Spiropali, Rama si shoqërues e turistë lufte me syze dielli

0

Edi Rama ka vendosur të udhëtojë drejt Ukrainës, për të parë nga afër luftën.

Ai u nis bashkë me kryeministrin malezez Dritan Abazoviç një ditë më parë.

Pasi u ndalën në Poloni, ata udhëtuan me tren për 12 orë.

Me vete Rama ka marrë edhe ministren Elisa Spiropali, e cila ka tërhequr vemëndjen e ushtarëve.  Spiropali ka lënë në hije dy kryeministrat, pasi vështrimet e ushtarëve janëpërqëndruar tek ajo.

Dhe pasi ka shkuar në dy qytete ukrainase të goditura nga predhat ruse, ka vendosur të ndajë edhe disa foto në rrjetet sociale.

Vetëm se në fotot e shpërndara, Rama dhe Spiropali më shumë duken si turistë lufte, jo si qeveritarë që kanë shkuar për t’iu qarë hallin banorëve të prekur nga lufta.

Është e kuptueshme se as Rama e as Spiropali nuk mund të bëjnë gjë për të ndalur luftë, se përfaqësojnë një vend të vogël që nuk ka këllqe të vendosë për fatet e botës.

Por mund të na e shmangnin këtë shou të shëmtuar, ku pozojnë si modelë.

         

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu