‘Rreth dënimit me burg për shkelje karantine’, Fatos Lubonja shprehet kundër: Është çmënduri, nuk mund të ndodhë…

0

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e lajmeve në News 24 përmes një lidhjeje me skype, komentoi ndryshimet më të fundit që pritet të miratohen në Kodin Penal në lidhje me pandemitë.

“Edhe dënim 5 vjet kur je i infektuar dhe ia transmeton tjetrit qoftë me dashje apo padashje është jashtëzakonisht e rëndë. Gjuha e përdorur nga kryeministri këto kohë mund të them që gjeni rallë momente ku falenderon qytetarët për këtë sakrificë që po bëjmë.

Nuk thotë asgjë për sakrificën që po bëjnë fëmijët dhe të rinjtë, kur dihet që ata po qëndrojnë brenda por nga ana tjetër dihet se virusi nuk i vret ata. Sikur të kishin fëmijët një qeveri të tyre do vendosnin ndryshe. Kjo tregon edhe njëherë se sa me shumë dashuri shihet druri nga kjo qeveri.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu