Coronavirusi: Të dënuarit pritet të lirohen nga burgu, ja kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë!

0
Ministria e Drejtësisë u ka nisur një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të nxjerrin udhëzime për aplikimin e masave për dënime alternative, për një sërë të dënuarish apo të paraburgosurish, me qëllim që të ulë numrin e të burgosurve, si masë për parandalimin e koronavirusit.

Ministria kërkon që për personat që janë nën hetim, të jepen vendime alternative. Dënimet alternative jepen për vepra të lehta penale, si vjedhja, mashtrimi, armëmbajtja pa leje apo aksidentet rrugore. Televizioni Klan mëson se veç të paraburgosurve, mund të lirohen edhe të dënuar për këto vepra e të tjera, për të cilat parashikohet dënimi alternativ. Bëhet fjalë për të dënuar mbi 60 vjeç, apo që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilët nuk kanë përfituar nga amnistia e miratuar së fundi në parlament.

Nëpër burgje dhe paraburgim ndodhen rreth 5 200 persona, nga të cilët 2 600 janë të dënuar dhe 2 600 janë të paraburgosur. Për sigurinë e tyre kujdesen rreth 4050 punonjës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu