Deputetja socialiste, Klodiana Spahiu komentoi lajmin se mes personave të testuar me coronavirus everia?!janë edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Spahiu tha se nuk ka dijeni për një fakt të tillë, nëse janë të prekur ose jo, por shtoi se ky nuk është një turp.
“Absolutisht nuk është turp. Kjo është situatë që mund të prekemi të gjithë. Ndaj është pandemi dhe duhet të mundohemi të respetojmë disa rregullat dhe t’i nënshtrohemi vetë izoloimit. Ky është moment kritik, ndaj duhet të përballemi sa më mirë. S’kam informacion për kolegë të prekur nga COVID. Nëse ka, i uroj shërim të shpejt. Uroj të kemi sa më pak të sëmurë që shkojnë drejt spitalit dhe sa më pak humbje njerëzore. I bëj thirrje shqiptarëve që të tregohen solidarë me njëri-tjetrin.”, tha Spahiu në një lidhje live në News 24.






