Aktori i njohur turk nga telenovela “Dashuri bardh e zi”, ku luante rolin e Ferhatit, Ibrahim Çelikkol është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë. Çifti e kishin vendosur emrin e djalit që në fillim të pritjes së ëmbël. Vogëlushi quhet Ali dhe peshton 3 kilogramë e 435 gramë dhe është 51 centimetra. Mediat turke shkruajnë se Ferhati nuk i është ndarë në asnjë moment bashkëshortes gjatë lindjes. Madje doktori i çiftit ka publikuar disa foto gjatë momentit të lindjes së vogëlushit dhe ka zbuluar portretin e tij.

“Është një ndjenjë shumë e bukur. Shpresoj Zoti të lejojë çdokënd të përjetojë një ndjenjë kaq të bukur”, u shpreh Ferhati./Xing.al








