Djali i aktorit, Arnold Schwarzenegger prej kohësh është në një lidhje dashurie me një vajzë me origjinë shqiptare që jeton në SHBA. Ajo quhet Nicky Dodaj dhe është vajzë e prindërve shqiptarë që vite më parë kanë emigruar në SHBA.

Djali i Arnoldit, Joseph Baena dhe Nicky janë parë shpeshherë bashkë dhe në profilet e tyre në Instagram nuk mungojnë fotot me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme Joseph dhe Nicky u fotografuan bashkë pas një nate në klubin Bootsy Bellows.

Joseph ishte veshur sportiv me bluzë e pantallona të zeza dhe atlete. Një veshje sportive kishte bërë edhe Nicky me xhinse, xhaketë dhe taka.













