6 pyetjet që burgosin hajdutët; nga Sali Berisha tek Edi Rama

0

I kaloni këto pyetje pa emocione e gënjeshtra, rrini të qetë nëse nuk keni vjedhur, përndryshe, bëhuni gati, shkoni atje ku shlyhen gjynahet, në burg, se deri tani, në emër të besës, paskeni prerë në besë.

Shkruan Sokol Pepushaj

Nga Sali Berisha e Ilir Meta të 1992-shit, e deri tek Edi Rama e Enkelejd Alibeaj të 2022-shit, në perceptimin e popullor, etiketohen mëkatarë. Secili, po i kërkove transparencë, vjen e çatrafilohet, dehet, e lëshon veten si miza në gotën e rakisë.

Nga aty, secilin hajdut FBI mund ta marrë lehtë e ta nisë për në Reç, pa asnjë problem. Kur u harrua Hashim Thaçi, këta tanët janë pa peshë, madje fare pa gravitet.

Për cilindo që transparenca është tmerr, do thotë se ka vjedhur. Por le të diskutojmë edhe me hajdutët, siç ata kanë dëshirën e fundit, pra si miq.

32 vjet më parë, kur Ramiz Alia vendosi me shkumës një vijë, kufi ndarës mes diktaturës e demokracisë, komunistët e Sali Berishës kaluan tek enveristët e ata të Fatos Nanos tek ediramistët. Se kaq është historia jonë, pse ta fshehim…

Komunistë dhe ediramistë!

Për shembull, kur Sali Berisha thyente embargon e luftës në ish Jugosllavi, furnizonte ushtrinë e kriminelit Sllobodan Millosheviç me naftë e armë, këtej tërhiqej vëmendja me burgime fallco të Nexhmije Hoxhës për kafe e Fatos Nanos se kishte “ngrënë”  makaronat e “Levante Co” dhe “Iliria Hollding” që ishin nisur për ushtarët e revolucionit antikomunist.

Pak më këtej në kohë, gjenocidi i Srebrenicës mori jetën e mbi 8000 meshkujve boshnjakë dhe në fund të saj, lufta e Bosnje Hercegovinës regjistroi në analet historike krimet më unike nga Sllobodan Millosheviç dhe Sali Berisha. Me thyerje publikisht të embargos amerikane, çuan në jetën tjetër rreth 100 mijë persona të pafajshëm, përdhunuan rreth 50 mijë femra dhe larguan nga vendi rreth 2 milionë njerëz që braktisën shtëpi e katandi.

Janë fakte…!

Edhe në Shqipëri, në vitet 1097- 1998, rreth 4000 shqiptarë të pafajshëm, pasi humbën pasuritë tek Firmat Piramidale të Saliut, humbën edhe jetën. Më tej, kur Mimi Kodheli fikte radarët e NATO-s për kontrabandë droge, duke u paguar nga mafia 10 000 euro ora, teleskopët e drejtësisë së Adriatik Llallës e Bashkim Dedjas, regjistronin vetëm shtim pasurish si në magji dhe largim të rinisë e forcave të punës.

Me këtë ritëm, Shqipëria do ngelte pronë e hajdutëve, nëse nuk do kapeshin e t’u merret ç’kanë vjedhur.

SPAK-u, Qeveria e Opozita, në këtë shtirje se është e vështirë të arrestohen ministra, deputetë, banditë, reflektojnë haptas se janë të gjithë bashkë, antiligj, antiamerikanë.

Në ndihmë të hajdutëvce kemi sot një pyetsor të thjeshtë. Në dy minuta pyetje përgjigje, bëhet hetimi, verifikimi, gjykimi, ndahet pafajësia e fajësia.

Ta provojmë:

1-Kur ke lindur?

2-Arsimimi, kur, ku?

3-Pasuria  sipas trungut familjar ditën e martesës?

4-Puna e rroga?

5-Taksat e konsumi familjar?

6-Pasuria aktuale?

I kaloni këto pyetje pa emocione e gënjeshtra, rrini të qetë, nëse nuk keni vjedhur, përndryshe, bëhuni gati, shkoni atje ku shlyhen gjynahet, në burg, se deri tani, në emër të besës, paskeni prerë në besë./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu