27 vjet burg për ortakët e Vjollca Hoxhës

0

Konkretisht u kërkua 10 vite burg për Zoton dhe Mërtirin, ndërsa 7 vite për bashkëjetuesen e këtij të fundit, Stela Gugalljan.

Duke qenë se gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri mund të dënohen me 6 vite e 8 muaj burgim, e ndërsa Gugallja me 4 vite e 8 muaj burg.

Këta persona, që janë edhe kokat e megaaferës së 3 inceneratorëve të Elbasanit, Fierit e Tiranës, janë të lidhur me Vjollca Hoxhën, lidhje këto që CNA i ka treguar me dokumenta.

27 vjet burg për ortakët e Vjollca Hoxhës

Vjollca Hoxha

Që në vitin 2019, CNA ka raportuar se si Vjollca Hoxha u bë ortake me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton nëpërmjet kompanisë “EM Capital Group”, e cila qe krijuar në Bullgari.

“EM Capital Group” bëri ortakëri me “Valtelina” shpk, me Vjollca Hoxhën, me Lori Hoxhën, me Sara Hoxhën, me fëmijët e saj, me bashkëaksionerët e “Top Channel”.

Njerëzit e inceneratorëve erdhën në Tiranë dhe blenë 51 për qind të aksioneve të brendit të “Lori Cafesë”, “Valtelina Café” dhe pas tri vitesh ata ia rikthyen aksionet familjes Hoxha.

Por lidhjet nuk mbyllen vetëm këtu. Vjollca Hoxha u bë aksionere edhe me Stela Gugalljan me kompaninë “KUDO PAY”. Gjatë gjithë kohës “Top Channel” ka bërë propagandë për inceneratorët dhe faturat kanë vërtetuar se ka marrë miliona euro për shërbime e klientelizëm ndaj ortakëve të saj.

Sot ndaj ortakëve të Vjollca Hoxhës u kërkuan 27 vite burg dhe ky është vetëm Elbasani.

Ende nuk janë kërkuar vitet e burgut për inceneratorin e Fierit dhe nuk është hapur kapaku i pusetës së Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu