2 Prokurorë të inceneratorëve të kallëzuar, të dyshuar dhe të sulmuar si mbrojtës të hajdutëve

0

Prokurorët, të cilët kanë hetuar aferën e inceneratorëve nga Elbasani në Fier dhe në Tiranë, tashmë janë të kallëzuar në SPAK te kolegët e tyre.

I pari është prokurori Klodian Braho, ndaj të cilit ka pasur një sulm frontal të dirigjuar nga shtetasi Mirel Mërtiri, ky i fundit ka qenë njeriu kryesor dhe është quajtur “truri” i inceneratorëve.

Nga ana tjetër së bashku me bashkëjetuesen e tij kanë ndërtuar skemën e inceneratorit të Elbasanit. Gjithashtu tentakulat e Mërtirit shkuan në Fier dhe përfunduan te Tirana.

Klodian Braho është sulmuar direkt nga Mirel Mërtiri pak javë më parë në një dalje të tij në “Syri TV” në emisionin e Çim Pekës. Sulm i qartë mafjoz. Për shumë kohë ai u sulmua nga disa gazetarë të paguar nga Mërtiri dhe kjo tashmë e provuar nga SPAK. Sulme më shumë sesa investigime mediatike kanë qenë skenarë të gatuar në Vjenë, ku në listë-pagesat e Mërtirit janë futur edhe individë që më parë kanë shkruar dhjetëra akuza për inceneratorët.

Për javë dhe muaj të tërë Braho u sulmua edhe nga televizioni “Top Channel”. Sulmet për prokurorin e SPAK-ut thjesht dhe vetëm me dy qëllime: të devijoheshin hetimet, për të nxjerrë të pafajshëm Mirel Mërtirin, “trurin” e inceneratorëve me apo pa vetëdije ishin bashkëpunëtoret në krim. Së dyti hakmarrje e Mërtirit, nga ortakut të tij Klodian Zoto dhe ish-mikut Arben Ahmetaj. Finale e qartë nuk shpëtoj unë mbyteni të gjithë.

Pra një grup kriminal mediatik i shërbente Mirel Mërtirit dhe qëllimeve të tij korruptive dhe kriminale.

Nga ana tjetër CNA, sot ka mësuar se, opozita ka kallëzuar në SPAK, ILD dhe KLP prokurorin Dritan Prençi.

Ky i fundit ka hetuar dosjen e inceneratorit të Fierit dhe po heton dosjen e inceneratorit të Tiranës. Sipas ekspertëve dhe të dhënave që CNA siguroi, Dritan Prençi nuk i ka kryer deri në fund hetimet.

Ka fshehur aktet dhe nuk ka çuar përpara drejtësisë apo nuk ka nxjerrë përpara ligjit të gjithë personat e përfshirë në inceneratorin e Fierit. Dhe kjo përveçse është konstatuar nga vendimi i gjykatës ka detaje dhe fakte të reja të siguruara nga ekspertët e opozitës.

Ky kallëzim mund t’u japë një tjetër drejtim hetimeve për inceneratorin e papërfunduar të Fierit.

Pra, dy prokurorët kryesorë që hetuan inceneratorët, Klodian Braho dhe Dritan Prençi janë në valën e sulmeve të vazhdueshme si nga Mirel Mërtiri, njeriu kryesor i inceneratorëve dhe dirigjenti i këtyre sulmeve. Një emër tjetër i sulmuar ishte edhe Ened Nakuçi edhe ky pjesë e hetimit për inceneratorin e Elbasanit. Sulme tipike mafjoze në media me goditje poshtë brezit që prokurorët të viheshin nën urdhrat e Mërtirit dhe bandës të tij kriminale mediatike.

Prokurorë të inceneratorëve të kallëzuar dhe të

Klodian Braho
Prokurorë të inceneratorëve të kallëzuar dhe të

Dritan Prençi

Nga ana tjetër pak javë më parë në një dalje mediatike ai e pranoi që ishte njeriu kryesor i aferës së inceneratorëve. Ai njihte me detaje gjithçka edhe pse u shmang nga përgjigjet për ortakët politikë dhe se si kishte vënë gjithë shtetin nën këmbë.

Në njërën anë Mërtiri paguan gazetarë dhe individë për të çuar kallëzime në SPAK apo për të devijuar hetimet për të fshehur të vërtetën, për të shantazhuar, kërcënuar dhe ushtruar presion ndaj prokurorëve të SPAK duke pretenduar se nuk janë çuar deri në fund hetimet.

Në anën tjetër opozita ka të njëjtin pretendim duke theksuar se hetimet vërtetë duhen thelluar në rastin e inceneratorit të Fierit, pasi nuk ka dalë deri në fund përgjegjësia e çdo individi të përfshirë në këtë aferë.

Sa më shumë pretendime të tilla qofshin me qëllime politike apo përplasje mes batakçinjve dhe hajdutëve të inceneratorëve, në fund kanë një të mirë, zbardhin të vërtetën deri në fund duke nxjerrë jo vetëm përgjegjësinë e individëve por edhe të politikës dhe pazaret e tyre.

Në fakt të gjitha këto duhet të çojnë në një drejtim prokurorët e akuzuar apo ata që do hetojnë më tej, ku shkuan mbi 178 milionë euro të marra nga njerëzit e inceneratorëve të cilët kanë lënë në Elbasan një kazan me naftë, në Fier një ngrehinë që s’ka përfunduar dhe në Tiranë s’ka incenerator pas 6 vitesh./ CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu