PD-ja zyrtare, gati ireale!

0

Shkruan Zef Ndreka

Kaq shumë ngjarje politike kanë ndodhur në dy vitet e fundit, sa pothuaj nuk kanë ndodhur për një shekull në vendin tonë.
Shqiptarët, duhet të jenë me fat, pasi me në fund, pushteti i drejtësisë po rritet, po forcohet dhe po merr pikërisht rolin që nuk e kishte asnjëherë në historinë e shtetit shqiptar.
Jemi në fillim viti të 2024 dhe realiteti i sotëm politik na afron një tabllo që duhet të vendosë në mendime përsonat që kanë zgjedhur të merrën me politikë.
Tablloja e sotme politike shfaq Berishën në arrest shtëpie, liderin e Foltorës, një formacion politik real por ilegal zyrtarisht.
Tablloja politike e sotme, shfaq Bashën në gjumë, por të rikthyer lehtësisht në krye të PD-së së vulës, pra të PD-së zyrtare, por për nga rëndësia, idetë dhe veprimet, është gati gati ireale.
Nga ana tjetër, tablloja e sotme politike na ofron PL e Metës dhe Monikes të mbaruar, që zor se i dalin zot vetës nga akuzat.
Përballë tyre, shfaqet Rama, që ka ngritur në një shkallë marramendëse korrupsionin dhe njëkohësisht duke luftuar vetëm opozitën me gjithë mjetet që të jep pushteti.
Tablloja politike e sotme, të ofron edhe disa parti apo lëvizje të tjera, por që nuk janë objekt i këtij shkrimi.
Duke interpretuar tabllone e sotme, që mund të themi se është vepër e politikës shumë vjeçare në sistemin pluralist jo demokratik të Shqipërisë, në pozicionin kryesor edhe si përsonazh shfaq Berishën, i cili në 2013, pas një humbje spektakolare dha dorëheqjen, duke përzgjedhur ai Lulzim Bashën, zgjatuesin e tij, të besuarin e tij.
Me shpalljen non grat-a nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, ish lideri i PD-së u rikthye sërish dhe lehtësisht në krye të Foltorës së tij dhe “rrëmbeu” shumicën e deputetëve të PD-së.
Po ashtu, nga situatat e krijuara brënda PD-së, edhe Basha dha një dorëheqje patetike (as i tërhequr, as i dorëhequr) për më shumë se një vit, duke u rikthyer sërish e lehtësisht ashtu si Berisha, që në fakt nuk kishte ikur asnjëherë. Një ngjashmëri rruge politike ndërmjet Berishës dhe Bashës, por më një ndryshim: Berisha u rizgjodh në grupimin e vet me votëbesim edhe pas humbjes së zgjedhjeve lokale.
Ndërsa Basha, që ka vendosur të imitojë Berishën, ka zgjedhur të ketë fatin e fundit të tij politik.
Gjithë kjo tabllo e politikës së sotme shqiptare na tregon se partitë e opozitës sidomos, nuk përmbushin asnjë parim të demokracisë në funksionimin e tyre, në veprimtaritë e tyre.
Gjithë kjo nuk është tjetër veçse nje tollovi politike e opozitës e cila nga mos besimi që ka krijuar në popull, ka krijuar një hendek të madh me qytetarët, me elektoratin.
Mjafton të shikojmë parlamentin. Rama në njerën anë, Berisha me ndjekësit e tij në anën tjetër e kanë bërë enkas parlamentin jo funksional. Ato janë më të interesuar vetëm për vete dhe numrin e deputetëve në 2025.
Në këtë kuptim, dy palët e kanë marrë peng edhe parlamentarizmin.
Ndërkohë, PD-ja zyrtare, mjaftohet me ndonjë deklaratë të zonjës Karabina dhe vetëm kaq, duke na treguar qartë se është force ireale politike…
Çfar duhet bërë?!shqiptare, politik, zgjedhjeve,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu