Vr**sje të vogla! Oja mëson tradhtinë e Merves dhe Pelinit, ja ç’do ndodhë sot

0

Tajlan pyet Pelinin nëse i kërkoi falje Ojas dhe e kritikon për veprimin që bëri. Pelin nxehet dhe mendon se Tajlan po mban anën e Ojas. Mehmet largohet nga shtëpia. Arzu shp*rthen duke qarë pas largimit të bashkëshortit. Oja fton mikeshat për të ngrënë mëngjes.

Tajlan mëson se Mehmet po largohet nga shtëpia pasi është ndarë nga Arzu. Arzu i tregon mikeshave se Mehmet e tradhëton me Burxhun. Merve dhe Pelini bëjnë si të habitura. Merve përmend padashur që Mehmet dhe Burxhu kanë dy vite bashkë.

Oja kupton se Merve dhe Pelin e kanë tradhëtuar Arzun duke mos i treguar që Mehmet kishte lidhje jashtëmartesore. Pelin i kërkon falje Ojas. Merve dhe Pelin nxisin Arzun të h*kmerret ndaj Burxhus. Oja i tregon mikeshave një histori për një grua që kishte hel*muar bashkëshortin.

Ajo lë të kuptohet se do e bënte një gjë të tillë. Merve kupton se Oja është më e rrezikshme seç duket. Tajlan shkon të takojë Mehmetin dhe habitet kur mëson se ai është në një lidhje me Burxhun. Tajlan dhe Pelin shkojnë për darkë tek Merve.

Tajlan i tregon Serhanit se Oja ishte shumë ndryshe nga Pelini. Ai i tregon për historinë e tyre të dashurisë. Tajlan shpreh dëshirën që edhe Arzu e Mehmet të ishin me ta. Pelin i thotë Tajlanit se Arzu e tradhëton Mehmetin.*

Serhan dyshon se Merve dhe Pelin po gënjejnë. Tajlan i tregon Serhanit se në të vërtet është Mehmeti që e ka tradhëtuar Arzun. Pelin vë re se Serhan është shumë i ac*ruar. Merve e mohon dhe i thotë Pelinit se Serhan i bën shumë surpriza.

Pelin kërc*non Tajlanin nëse ai e tradhëton. Në mëngjes Oja takohet me Serhanin në vendin ku ushqejnë qentë. Oja këshillon sërish Serhanin të takohet me psikiatër dhe i ofron ndihmën e saj për ta dëgjuar.

Oja i tregon Serhanit se nuk takohet prej vitesh me Tajlanin dhe Pelini e keqkuptoi. Edip telefonon Ojan dhe i thotë se ka frikë mos ajo bën diçka të gabuar. Në kompaninë e Serhanit u bëhet kontroll kompjuterave. Një punonjës njofton Rëzain.

Rëza shkon në kompani dhe insiston të futet. Burxhu shkon në shtëpinë e Arzus dhe i thotë se do ja marrë shtëpinë dhe fëmijët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu