Shivai i ‘Bixhoz me dashurinë’: Do i thoja “po” një seriali tjetër me Surbin

0

Aktori indian Nakul Mehta që tashmë e njohin të gjithë si Shivai nga roli i tij në serial, në një intervistë së fundmi ka deklaruar se do të pranonte të luante sërish me aktoren Surbi Çandna për një serial tjetër. “Nëse do më jepej shansi të punoja sërish me Surbin patjetër do thoja po dhe mezi pres të ndodhë”-është shprehur aktori. Nakul është shprehur i lumtur për dashurinë e madhe që ai dhe Surbi kanë marrë nga fansat.

Seriali mbaroi në Indi pak ditë më parë. Përfundimi i tij nuk u prit aspak mirë nga fansat sidomos pas largimit të aktores kryesore Surbi Çandna. Pas mbarimit të serialit, Nakul Mehta po xhiron një film të ri ndërsa Surbi aktualisht po shijon pushimet dhe ende nuk ka nënshkruar kontratë për ndonjë serial të ri. Kujtojmë që ky serial vazhdon ende transmetimin në TV Klan çdo pasdite me episode të reja./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu