Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë palestinezë!

0

Kryeministri Rama ka hedhur poshtë aludimet se palestinezët do të vijnë në Shqipëri. Në rubrikën “Sy m’Sy”, Rama tha se kjo nuk është e vërtetë, por është një sajesë që ka dalë nga “këneta”, duke iu referuar opozitës dhe sipas tij ky lajm ka marrë dhenë.

Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë palestinezë”, tha një komentues.

Teksa lexoi këtë koment Rama hodhi poshtë aludimet se palestinezët do të strehohen në Shqipëri nëse nuk pranohen nga fqinjët e tyre si Jordania dhe Egjipti sipas planit të SHBA, i cili u prezantua ditën e djeshme nga Donald Trump.

“Po pse, për çfarë arsye? Apo se kështu ka ardhur një zë kua…kua nga këneta. Jo! Është sajesë që mori rrugën, se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, ku gënjeshtra bën xhiron e botës. E vërteta është pak e mërzitshme. Prirja për të besuar lezetet e gënjeshtrës është më e madhe. Rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf. Jemi në kohën kur merr jetë shprehja” kur e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës”, u përgjigj Rama.

Lajmi qarkulloi në rrejtin X, në pronësi të aleatit më të ngushtë të Trump, Elon Musk teksa raportohej nga gazetarët izrealitë.

Gazetari izraelit Amit Segal, pretendon se Shqipëria është në negociata me administratën Trump për të pritur 100,000 qytetarë nga Gaza.

“Ndalesa e radhës, Shqipëria! Administrata Trump është në negociata me qeverinë në Tiranë për pritjen e mbi 100 mijë qytetarëve nga Gaza në Shqipëri.

Burimet izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do refuzojnë strehimin e refugjatëve dhe pretendojnë se Shqipëria e Indonezia janë opsion më i mundshëm/realizueshëm”, shkroi gazetari izraelit, Amit Segal.

Më 16 Janar, Shqipëria priti një familje të evakuuar nga Gaza duke u bërë pjesë e një operacioni ndërkombëtar humanitar pasi fëmija i tyre 1-vjeçar kishte nevojë për kujdes shëndetësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu