Vetëm për zhurmë…

0

Shkruan Zef Ndreka

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, besoj se do të skualifikoje nga gara për zgjedhjet e 6 marsit “Shtëpinë e Lirise”, sepse, si shtëpi nuk ka “leje” dhe si subjekt garues është i jashteligjshëm! Koalicionet, sipas ligjit bëhen vetëm për partitë politike. Mirpo në “Shtëpinë e Lirisë” pa adresë, të “themeluar” në nxitim e sipër për “inatë të vjehrres”, mungon subjekti politik ligjor i komisionit të rithemelimit të PD-së. “Shtëpia e Lirisë” e pagëzuar si zgjidhje nga Berisha, është thjeshtë një karshillëk i paligjshëm ndaj PD-së, është thjeshtë një rrumpallë ligjore elektorale, që e kthen nga “Shtëpia e Lirisë” në një bordello.

Komisioni i Berishës për rithemelim të PD-së nuk është i rregjistruar në gjykate si subjekt politik, me program të miratuar, me vulë, me seli e adresë. Çdo marrëveshje me LSI-në apo Nard Ndokën është nul për KQZ-në. Është njëlloj sikur dikush të bëjë dasëm pa nuse, të martohet me vetëvetën.

Thjeshtë të bëjë zhurmë! Në këto kushte, çfarë do të bëhet, si do të vazhdojë proçesi i rregjistrimit dhe i garës për 6 – bashkitë ?! KQZ-ja, besoj do zbatojë ligjin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu