Vajzat përgatisin një plan për të vrarë Kemalin, sot në “Lule të vetmuara”

0

Songyl, Xhemre, Meral dhe Kader zbulojnë cila nga vajzat e jetimores ka ndihmuar Kemalin. Songyl kërcënon Sinemin që të tregojë të vërtetën. Sinem i tregon se Kemal ka bashkëpunuar me Hashmetin. Vajzat bëjnë plan të vrasin Kemalin duke përdorur në planin e tyre Metinin.

Ato vendosin t’i tregojnë edhe Serkanit për planin e tyre. Songyl përgatit një plan të detajuar për të kapur Kemalin. Ajo sakrifikon martesën e saj me Gynejin për të realizuar planin. Sinem pranon të bashkëpunojë me vajzat kundër Kemalit. Songyl i kërkon një makinë dhe një armë Selinit dhe në këmbim ajo do të ndahet nga Gynej. Kemal telefonon Sinemin dhe i kërkon t’i sjellë Metinin në këmbim të parave./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu