Thanë se është lidhur me regjisorin e njohur, reagon e revoltuar “Syhan”

0

Aktorja turke Tuba Buyukustun ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave për jetën e saj private. Pak kohë më parë Tuba i dha fund lidhjes 3-vjeçare me producentin Umut Evirgen dhe shkak i ndarjes u tha se ishte xhelozia.

Ditën e djeshme mediat turke shkruanin se Tuba, e njohur si “Syhan” nga seriali “Xhesuri dhe e bukura”, ka rigjetur dashurinë. Sipas mediave aktorja është lidhur me regjisorin e njohur Cevdet Mercan. Madje dyshja ishin parë së bashku të kapur për dore.

Pas këtyre lajmeve, Tuba ka reaguar e revoltuar ndaj mediave. “Jeni çmendur! Nuk dini ku të sulmoni! E keni kaq të lehtë të luani me njerëzit! A keni ndërgjegje ju…sepse nëse ju ka mbetur ndopak ndërgjegje atëherë jeni njerëz”-shkruan në rrjete sociale aktorja duke mohuar lajmet për lidhjen me regjisorin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu