Rriten tensionet në Detin e Kinës Jugore, Australia rrit lidhjet ushtarake me Filipinet

0

Ambiciet e Kinës në Detin e Kinës Jugore vazhdojnë të alarmojnë Australinë, aleatët e saj Indo-Paqësor dhe Shtetet e Bashkuara.

Si përgjigje, Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë rënë dakord të shtojnë stërvitjet ushtarake me Filipinet. Zyrtarët e mbrojtjes nga të katër vendet u takuan në Hawaii të premten, duke deklaruar angazhimin e tyre për të mbrojtur lirinë e lundrimit në rajon, raporton VOA.

Në fillim të kësaj jave, Filipinet akuzuan Kinën për “manovra të rrezikshme” dhe “ngacmime” pas përdorimit të topave të ujit kundër dy anijeve filipinase gjatë një patrullimi në Detin e Kinës Jugore.

Muajin e kaluar, Australia, ShBA dhe Japonia zhvilluan stërvitjet e tyre të para të përbashkëta detare në rajon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu