Certifikohen snajperistët, do ti shtohen Forcës së Kosovës

0

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Bazë për Snajper”,dhe u certifikuan snajperistë, kuadro të cilat do t’i shtohen njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të çitjeve”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskomandanti i KDS-së, Kolonel Ilir Syti në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që “Profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për çitës në distance të largëta”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu