“Revolucioni i Foltorës” mbaroi, bashkë me të edhe Basha!

0
Shkruan Zef Ndreka
Revolucioni dhe mosbindja civile e artikuluar gjatë dy viteve të fundit nga Berisha dhe foltoristët, si me magji u ndal, ende pa filluar.
Kaq e pati. Nuk kishte qëllim tjetër, veçse të njihej si palë kundërshtare nga Rama dhe socialistët.
Kështu edhe sot, uji i politikës rrjedh përsëri në mullinjtë e vjetër, tek Berisha dhe Rama.
Nga ana tjetër, përpëlitjet e PD-së zyrtare nuk japin më asnjë shpresë për ringjallje apo më tej, për të fituar terrenin politik që realisht e kishin bosh për shumë kohë, pas nofkës non grat-a të Berishës.
Basha, i cili nuk duhet të quhet më i ri në politikë, pasi kishte rreth 20-vite në prehrin e Berishës i përkundur, i rritur e i katapultuar pa asnjë meritë prej tij, e humbi shancin e “pavarësisë” nga segmentet e vjetra, por edhe besimin per mbështetje nga aleatët.
Basha, me gjumin e thellë, e la PD-në në rënje të lirë, aq sa nga 60 deputetë, ka mbetur në 11-deputetë dhe gjysma e tyre të gatshëm për tu bashkuar me grupimin e madh të rithemelimit. Por, nuk i duhen më foltorës që e arriti objektivin vetëm me kërcënimin për revolucione!
Revolucioni humbi!
Mjaftoi vetëm një ulje në tavolinë dhe një marrëveshje Bardhi-Çuçi për rikthimin në marrëveshjen e 2008-ës, për ta shuar revolucionin!
Kështu, Berishës i kënaqët ekuacioni sepse do ri hartojë listat e deputeteve me të bindurit dhe vullnetarët tij, me njerëz apolitik, po ashtu edhe Ramës i rezulton fitore “zgjidhja” e këtij ekuacioni përballë Berishës non grat-a.
Çfarë zgjidhi politika kështu, duke qëndruar sejcili në llogoren e vet?!
Përveç status-quosë, pra kontrollin e politikës nga klasa e vjetër, blindohet pushteti absolut i socialistëve dhe Ramës.
Ndërkohë, vjen shpejt dita, që ashtu si Berisha, edhe Lulzim Basha do të konsiderohet histori e shkuar në PD.
Përsonalisht kam qënë për dy vite, një nga mbështetësit e fortë të Bashës. Por, më rikthimin e tij ai filloi të tkurrë partinë, ta mbyllë atë me mekanizmat e vjetra berishiste.
Më kot bën thirrje që ti afrohen njerëz të rinj, pasi edhe ato që pati nuk i ka më. Shpresa e tij për të përfituar nga duart e të tjerëve dhe të aleateve, nuk ngjit aspak në elektorat.
Kështu, bashkë me “Revolucionin imagjinar” të foltorës, mbaron edhe misioni i Bashës i cili është një kohë e humbur për demokratët…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu