Presion i fortë ndërkombëtar mbi ujqërit e politikës shqiptare, pritet zgjidhja e “nyjes” për Reformën Zgjedhore!

0
Shkruan Veronikë Shkreli (Pepushaj)

Sot, si edhe ditet e tjera, ndërkombëtarët kanë qënë tepër aktiv në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve të politikës shqiptare për dakordësi në reformën zgjedhore. Zhvillime të vrullshme priten pas pak minutave. Në orën 19 e 30 do të mblidhet Këshilli Politik për të diksutuar për kushtet dhe rregullat e reformës zgjedhore.

Sipas informacioneve të besueshme, pas presionit të fortë ndërkombëtar dhe veçmas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, se tashmë topi është në fushën e Lul Bashës, opozita do të jetë prezente në takim. Gjithashtu, mëndohet se tashmë palët politike i kanë tejkaluar tekat dhe janë afër një marrëveshjeje.

Është Pallati i Kongreseve vëndi ku Këshilli Politik i reformës do të vëndosë për fatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Duhet të kujtojmë se deri tashti, përgjatë 28 viteve, Shqipëria ka patur problem keqadministrimin e procesit zgjedhor. Blerja e votës, vjedhja e votës dhe elementi kriminal në përcaktimin e mazhorancave fallco, kanë bërë që vëndi të jetë sot në këtë gjëndje të mjerueshme jo vetëm ekonomike, por edhe politike dhe ligjore.

Pasuria e madhe e politikanëve dhe pushtetarëve, duket se i ka trëmbur palët politike të shkojnë lehtë drejt një marreveshjeje per të cilën Ambasadorja e SHBA-ve është shumë aktive dhe e angazhuar në vëndosjen e pikave mbi i dhe nënshkrimin e një konsensusi të qartë mes palëve.

Tanimë duket se nuk do të ketë shumë kode, as shumë shtesë loje, por kërkohet veprim konkret në përmbushje të pritshmërive të popullit shqiptar.

Takimi i sotëm pritet nga gjithë shqiptarët me interesim shumë të lartë, pasi gjëndja e kapërthyer keqas pas fjalëve boshe dhe lidhjeve mes klaneve mafioze, ka zbehur shpresat për një klasë politike tjeter dhe sekuestrimin dhe denimin e hajdutëve që janë pasuruar, duke shfrytëzuar deri sot, postet e marra përmes votës së vjedhur.

Në takim, mësojmë se do të marrin pjesë edhe grupi i ambasadorëve. Pra Amerika do të jetë aty për ta orientuar “topin” drejt portës, jo si deri sot që palët kanë manovruar duke paracaktuar “rezultatin”.

Ambasadorja Yuri Kim do të jetë në këtë takim të rëndësishëm, për të pranuar të gjitha palët një marrëveshje në interes të popullit shqiptar, siç kishte prëmtuar edhe paraardhësi i saj, Donald Lu.

Jemi në momentet, kur pritet të fillojë një epokë tjetër, ku perfaqësuesit e popullit t’i zgjedhë populli, jo krimi i organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu