Presidenti Meta lajmëron vetvrasje me postim publik/ Po Mendoj t’i jap fund jetës, të kënaqet hasmi

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar një poezi të Havzi Nelës, poeti i talentuar dhe rebel që u push katua në fillimin e viteve ’80 në Shqipëri.

“Havzi Nela, simboli i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor, edhe në kohët më të errëta jeton përmes poezive të tij, që frymëzojnë vetëm një zgjedhje: LIRINË” – shkruante Meta në postimin e tij,

Por shumë lexuesve u ka bërë përshtypje, poezia e Nelës me të cilën Meta ka shoqëruar postimin, poezi e cila me sa duket shpreh edhe gjëndjen shpirtërore të Iilir Metës, i cili është më i dobët se kurrë në politikë dhe në një nga momentet e tij më të vështira, pasi pritet verifikim i pasurisë dhe ka shumë akuza deri për grabitjen e Thesarit të Shtetit.

Kjo, jo vetëm se u shkarkua si president, por edhe për faktin se partia e tij LSI, nga e cila ka pasur fuqinë e tij politike deri më tani, është drejt shuarjes.

Ndërkohë që dhe marrëdh ëniet me SHBA nuk i ka të mira, për shkak të frikës dhe fiksimit se do ta bëjnë “kokë turku” të reformës në drejtësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu