Politikat dritëshkurtëra e afatshkurtëra

0
Shkruan Zef Ndreka
Çdo qeveri , mund të mbështetet tek njerëzit , familjet dhe bizneset. Rezultatet e prodhimit në çdo fushë të ekonomisë, në industri , në bujqësi , në turizëm etj, paraqesin një konfirmim të qartë të kësaj.
Përsëri, institucionet publike do të vazhdojnë të jenë edhe në vitin 2023 thembra e Akilit të një vëndi, i cili paguan, për shkak të joefikasitetit, kosto shumë të larta për burimet e shpërndara e të pashfrytëzuara për të mirën e komunitetit që ka të bëjë, ndër të tjera, me botën e punës, të arsimit dhe të shëndetësisë, ndaj së cilës më pas kursehen përvetësimet adekuate.
Shfaqja më e lartë e optimizmit për një vënd e për një popull nuk qëndron dot në një kumarxhi shpresëdhënës si Edi Rama , apo në një non grata si Sali Berisha. Por në një realizëm të shëndetshëm, i cili lejon identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në vënd.
Ose nevojitet urgjent për t’i shmangur kumarxhitë dhe non gratat, nëse nuk ka një ilaç të menjëhershëm, siç janë zgjedhjet.
E keqja e të këqijave nuk është, nëse është e vërtetë se në deklaratat programatike të Ramës të lexuara në sallën e kuvendit u ripropozuan vetëm konsiderata pa asnjë plan të qartë, të cilat kanë migruar nga një qeveri në tjetrën për 32 vite të demokracisë.
Vetëm deklarata e premtime kanë dëgjuar shqiptarët, pa realizuar asgjë për këtë popull e këtë vënd. Deklarata e gënjeshtra gjithmonë identike, obsesive.
Të mahnitshme në qëllime e premtime, zero në rezultate! Dëshmitë e tyre i gjejmë si në fillimet e demokracisë , si tani , pikërisht me shprehjet e Berishës: ” =më pak burokraci, rregulla të qarta dhe të sigurta , përgjigje të shpejta dhe transparente , zero tolerancë krimit dhe korrupsionit”.
Dhe 30 vjet më vonë si papagaj, ministrat e qeverisë Rama 3 përsërisin Berishën e ’92-shit.
Të pa parë e dëgjuar në asnjë vënd tjetër.
Është një vëzhgim i thjeshtë por jo i parëndësishëm sepse të gjitha qeveritë apo partitë politike që kanë qeverisur vëndin për mbi tre dekada, kanë preferuar logjikën afatshkurtër, që synon marrjen e pëlqimit të aktorit dritëshkurtër dhe të interesuar , sesa logjikën afatmesme, e cila është e statistikave.
Ata kanë zgjedhur të mos japin llogari për historitë e tyre të pafundme në krime e korrupsion, përmes një zinxhiri të premisave, të konsideruara , të rikonsideruara, të zbuluara e kështu me radhë.
Viti 2023 duket se do të jetë viti zero për shqiptarët, i destinuar ndoshta për një ndryshim të vështirë, guxoj të them, të egër, të praktikës dhe zbatimin konkret të një thënieje të mençur që : ” shpejt dhe mirë nuk shkojnë bashkë “, por “njëri e bën shpejt atë që bën mirë”.
Sepse ndryshe pandryshueshmëria , pandëshkueshmëria dhe lufta kundër krimit e korrupsionit, është e destinuar të zgjasë me kalimin e kohës . Megjithatë, ekziston një parakusht, nga i cili varet gjithçka.
Kundërgjuha e burokratëve që duhet të braktisen. Së pari Edi Rama, Berisha dhe Metaj, ky trëkëndësh famëkeq që fatkeqësisht flet gjuhën e Fishtës së madh, të Naimit, gjuhën shqipe të shkëlqyeshme në nuancat e saj, të rafinuar në kuptimet e saj, me diell, por që nxihet në Parlamentin Shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu