Poezitë e Frederik Reshpes në gazetën “Puna” në vitin 1970

0
Shkruan Kolec Traboini
Nje gazetar ne gazeten “Puna” ne Tirane, aty nga viti 1970 (nuk po ja them emrin vec ndjese paste, por kujtoj se aty ndodhej edhe Zyhdi Morava), me dha disa flete te daktilografuara e me tha, lexoji.
I lexova. Ishin poezi plot ndjesi, tunduese, peisazhe me re te ulta te dendura dhe pellgje uji, ku permbyseshin konturet me makineri dhe njerez ne kantjerin e Hidrocentralit te Vaut te Dejes, sepse ne te vertete gjithçka ashtu ishte, gri.
Kur mbarova, redaktori i gazetes me pyeti:
” A e njeh autorin Frederik Rreshpja”.
” Po – ja ktheva,- kemi punuar bashke ne Kombinatin e Drurit Shkoder, e kam komshi e takohemi shpesh”
“Atehere- me tha,- meqe e njeh, merri keto poezi e thuaji Frederikut ti vari ne bishtin e maces”, – dhe u leshua ne nje te qeshur se kush e di çfare gjeje te mençur kishte thene.
U preva e nuk thashe asnje fjale.
“Do i marresh?” – me pyeti, kur e pa se po dilja.
“Jo- i thashe. – Nuk e bej dot kete gje. Dergoja pergjigjen me poste”.
Natyrisht nuk e di me tej fatin e atyre poezive por kam bindjen se Frederiku nuk e mori pergjigjen asnjehere vec ndoshta kur e akuzuan, e denuan dhe e burgosen.
Dhe ato poezi ishin nga ato krijime te dritheshme qe kullonin ndjesi e imazhe, tundim e frymemarrje te thelle qe vetem Frederik Rreshpja dinte ti shkruante. Ishin perla.
Tani ata te dy kane vdekur. Autori dhe redaktori. Me mbetet mua ta tregoj kete histori para se te kem vdekur dhe une e te jene harruar. Dhe secili ta nxjerre konkluzionin vet se ne çfare kohe te çmendur i ra rrisku te jetonte brezit tone, artistikisht e realisht te humbur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu